Prokuroria kërkon 45 ditë paraburgim për mjekët

Elton Tafaruci

Prokuroria kërkon që mjekët të qendrojnë në burg gjatë masës së sigurisë, ndërsa po zhvillohen hetimet për vdekjen e gruas shtatzënë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Për organin e akuzës, mjeku Helidon Klosi dhe Dritan Deçka duhet të qendrojnë të izoluar në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Masa e sigurisë ndaj tyre pritet të jepet gjatë këtyre ditëve në gjykatë. Ata u arrestuan të shtunën në mbrëmje. Dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. helidon Klosi ka qenë mjek primar natën kur në maternitet u paraqit Aida Çajka në muajin e 9 të shtatzanisë.

35 vjeçares i kishte plasur shpretka për shkaqe ende të pashpjeguara dhe nuk u diagnostikua. Ajo u sorollat në tre spitale dhe më pas vdiq në maternitet bashkë me foshnjen e saj.

Share This Article
1 Comment
  • Si ka mundsi që nuk merret kush me mjekt e QSUT që kanë detyrim ligjor diagnostikimin përfundimtar??? Pse nuk u operua direkt aty po u sorollat si top futbolli. Kto qeramudinët fusin dy persona në burg e i harrojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *