Prokuroria kërkon 68 vjet burg për bandën e drogës

Elton Tafaruci

Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat të arrestuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike kanabis. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.

Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.

Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Në 29 tetor të 2015, policia në bazë të një informacioni të marrë kishte shkuar në fshatin Velçan, në Lozhan. Në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plastmasë.

Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (Kristjano Tota) është kapur në flagrancë.

Brenda çadrës ndodheshin 722 kg kanabis si dhe dy armë zjarri. Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar.

Dënimet që kërkon prokuroria:

Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim

Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim

Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim

Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim

Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim

Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim

Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim/tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *