Gjykata liron Bashkim Tahirin, avokati: Ishte flluskë e policisë, nuk ka prova kundër tij

redaktor

Babai i deputetit socialist, Saimir Tahiri, ka dalë sot para trupit gjykues, i cili dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për të, ndërsa la në “arrest shtëpie” Dritan Gjizën. Gjykata e Tiranës në këtë mënyrë e vlerëson si të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit. Menjëherë pas vendimit, avokati i Tahirit, Plarent Ndreca, tha se arrestimi i tij është i paligjshëm, pasi nuk ka prova se është i përfshirë në kontrabandë ilaçesh. “Nuk ka asnjë provë për të akuzuar Bashkim Tahirin. Është flluskë e policisë, nuk është i përfshirë në kontrabandë”, tha Ndreca.

Bashkim Tahiri u arrestua të hënën për kontrabandë ilaçesh. Prokuroria ka kërkuar lirimin e tij, me argumentin se ai ka blerë dy çanta me ilaçe (me vlerë 90 mijë lekë) nga Dritan Gjiza, i cili i sillte kontrabandë. Kjo hedh poshtë pretendimin e Policisë së Shtetit, e cila deklaroi se vlera e kontrabandës shkonte në 10 mijë euro. Prokurori Dritan Rreshka i kërkoi gjyqtarit Ardjan Kalia lirimin e menjëhershëm të Bashkim Tahirit, pasi dje ka rënë masa e arrestit ndaj tij. Ndërkohë, avokati Plarent Ndreca tha se arrestimi i zotit Tahiri është politik dhe ka për qëllim ka dëmtimi e figurës së deputetit në Partinë Socialiste. Një ditë më parë, prokuroria kërkoi lirimin e tij duke i dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Vetë deputeti socialist e ka cilësuar arrestimin e të atit si të padrejtë dhe një përpjekje për t’i mbyllur gojën.

 

 

Prokuroria kërkon lirimin e menjëhershëm të babait të Sajmir Tahirit

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot lirimin e Bashkim Tahirit, babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri, i cili u arrestua mesditën e së hënës për kontrabandë ilaçesh.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorin Dritan Gjiza organi i akuzës kërkon ‘arrest shtëpie”, ndërsa për Nadire Tagën kërkoi hetim në gjendej të lirë. Dosja me faktet rreth akuzës së kontrabandës së ilaçeve mbërriti sot në organin e akuzës.

Policia e Shtetit gjatë një komunikimi me median në mesditën e së hënës njoftoi arrestimin e tre personave nën akuzën e kontrabandës, njëri prej të cilëve babai i deputetit socialist Saimir Tahiri.

Bashkim Tahiri u arrestua rreth orës 13:00 të së hënës, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë. Operacioni për kapjen e tij u kodua “Rispedal” dhe në pranga veç babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, përfunduan edhe Dritan Gjiza e Nadire Taga.

Sipas policisë, tre të dyshuarit janë mbajtur nën përgjim për tre muaj me radhë, nga ku ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar transportimin e medikamenteve, ku siguroheshin në mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Në momentin e arrestimit, sipas policisë tre të dyshuarit u kapën duke shkëmbyer medikamente me vlerë 10 mijë euro./bw

Share This Article
12 Comments
  • Jo po ti kthejme dhe ilacet kontrabande dhe ta fshijme ke xhaketa se e beme pis…O Mark UK a je ne terezi. Gjykata nuk e shpalli te pa fajshem por e shpalli FAJTOR Bacin se doli bashkpuntore ne kontrabande. Dhe masa ishte detyrim paraqitje dhe sekuestro malli. Mos u ngaterroni me ato qe deklaron avokati i tije Plarent Nderca qe eshte nje G99 i vogel. Ky vend mori fund qe kur babi i sajmir mjaftit doli se ishte kontrabandist. Imagjino po te vinte ne pushtet ky pis?

  • Familja Tahiraj do ta listojme ne listen e kontrabandisteve. Beshtyj Sajmir se kokes te ra. Hahahahaha. Ik nga politika se je i turpshem

    • Para ca kohe me tregonte im ate qe nje njeri i ketij Sajmir Tahirit, baba o xhaxha nuk e mbaj mend se cfare e kishte tamam, se ka kaluar ca kohe, ne kohen e Enverit punonte ne polici apo ne kontrollin e shtetit atehere,e kishte per kenaqesi shpirterore ti fuste njerezit ne burg edhe per gabime pune shume te vogla. Jane rrace komunistesh keta, jane njerez perverse, nuk kane as turp as faqe.

  • Turp ju te gazetes dita se nuk thoni te verteten. Ju lutem te publikoni vendimin sapo te zbardhet. Bashkim Tahiraj u shpall FAJTOR sot. Dhe si bashkpuntore ne trafikim ilacesh u denua me detyrim paraqitje dhe sekuestro te mallit kontrabande qe ai u kap ne flagrance me te ne dore. Sa per Sajmirin nuk kam asnje koment se nuk ja vlen.

  • Te keqiat qe behen pa dashje quhen zakonisht gabime dhe ato me dashje quhen faje, gabimet qortohen dhe fajet ndeshkohen.Nuk besoj se behet kontrabande ndermjet profesionistesh pa dashje.Nuk me interson as gabimi as faji i Z.B.Tahiri, me intereson qendrimi i njerezve qe po merren me rastin.Policia e dha lajmin mjaft e ekzaltuar nga fodulleku i kotesise profesionale. Mediat e dhane lajmin te politizuar duke dhene identitetin e subjektit si ati i nje politikani. Ndersa politikani Tahiri, si rralle here nuk u justifikua, sipas modes sone qe te akuzuarit duan te mbysin fajin e tyre me fajet e akuzuesve,siç ka ndodhur ne rastin e akuzave ndaj Metes dhe femijeve te Berishes.O zot, sa e pacipe, te pastrohesh nga faji yt nepermjet ndotjes me faj te te tjereve!Qofte nje ogur i mbare per te vendosur relacionet me veteveten, te cilat deri tani nuk i kemi!

  • Nuk e kuptoje pse e arrestuen per ilace kontrabande.Pak kondrabande beri su ba nami.
    Djali i Luiza Xhuvanit vrau me pistolete pa leje e u denue me 2 vjet buog ndersa kete e pengojne ne kontrabande gjynah.Djali i Rucit shtupi per vdekje me faj te tije dhe u denue ai qe skishte faj e su ba qameti

  • Qe nga musai deri tek fantomasi prape i njejti person shkruan, per 10 minuta bum komentesh, s’e di a te paguan njeri per keto komente apo e ke si pasion vetjak.

  • Para ca kohe me tregonte im ate qe nje njeri i ketij Sajmir Tahirit, baba o xhaxha nuk e mbaj mend se cfare e kishte tamam, se ka kaluar ca kohe, ne kohen e Enverit punonte ne polici apo ne kontrollin e shtetit atehere,e kishte per kenaqesi shpirterore ti fuste njerezit ne burg edhe per gabime pune shume te vogla. Jane rrace komunistesh keta, jane njerez perverse, nuk kane as turp as faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *