Prokuroria kërkon rinumërimin e parave të BSH. Dyshime se janë vjedhur më shumë

Dita

Prokuroria e Tiranës kërkon që të rinumërohen lekët që gjenden në Thesarit e Bankës së Shqipërisë. Organi i akuzës duket se është skeptik ndaj raportit të përgatitur nga vetë BSH lidhur me gjendjen aktuale të parave që gjendjen në Thesar, duke kontaktuar me  tre ekspertë të tjerë kontabël të certifikuar nga Banka e Shqipërisë

ABC News raporton se do të kontrollohen hyrjet dhe daljet e parave që nga janari i vitit 2010 deri më 22 korrik të 2014 kur edhe është vetëdorëzuar Ardian Bitraj.

Ekspertët do të verifikojnë edhe në aeroportin e Rinasit, regjistrat e parave të hyra në Shqipëri dhe ato të dorëzuara në Qendrën e Emisionit të Monedhës nga bankat e nivelit të dytë dhe daljet nga kjo qendër. Dyshohet se shuma e vjedhur nga Ardian Bitraj, nipi i tij Klevis Bejtja dhe punonjësja e bankës Mimoza Burzia është më i lartë se ajo që është deklaruara nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu brenda javës, hetuesit thanë se do të rimarrin në pyetje Ardian Bitrajn, i cili tashmë akuzohet për “vjedhjen e bankës” në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, me përfundimin e raportit të tre ekspertëve kontabël dosja mund të dërgohet në gjyq ndaj të pandehurve Bitraj, Burzia dhe Bejtja.

Share This Article
3 Comments
  • Organi i akuzes,ose me mire me e quajtur llalle-prokuroria, ka kater muaj pas shperthimit mediatik te skandalit te plackitjes se BSH qe vijon te prallise me defterin (raportin) e fullhajnise,,,,nderkaq duhej qe ne momentin fillestar te bente inventarin,sepse kjo eshte detyra me minimale e procesit te hetimit;qe ne nisje te tij.
    Kjo prokurori e merr “rrogen” per te mbuluar krimet,,,si e tille per mua rezulton me kriminale se vete full-hajni.

    • Në një mendje me ju znj. “Lora”? Po , -inventari duhej bërë menjëherë me fillimin e hetimit. Nderime!

  • prokuroria shqiptare eshte per ke plehrat,nuk e kane idene se cfare kerkojne leket e vjedhura apo si ta mbyllin ceshtjen.Per mendimin tim nese do te kete eksperte nderkombetare por edhe nese e do qeveria shqiptare ,do zbulohen vjedhjet qe i jane bere shqiptareve dhje shumica e politikaneve e kane vendin ne burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *