Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e pasurive të biznesmenit Dashamir Gjoka i cili është marrë i pandehur për akuzën e pastrimit të parave.
Bëhet fjalë për 9 pasuri të paluajtshme ”në të cilat përfshihen komplekse tregtare, godina multifunksionale, tokë truall, tokë arë, si edhe një shoqëri tregtare, të gjithë të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka dhe familjarëve të tij, për të cilat dyshohet se janë krijuar në bazë të të ardhurave të krijuara nga i pandehuri nga aktivitetit kriminal i “shfrytëzimit të prostitucionit…” dhe “trafikut të lëndëve narkotike…” në Itali” informon prokuroria e Krimeve të Rënda.
Për këtë shtetas, më 10 Mars Prokuroria e Durrësit ngriti akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale…”, ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e pasurive të tij, në bazë të ligjit “Antimafia”.
Fillimisht, ndaj këtyre pasurive, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive, me leje të Gjykatës për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ishte filluar ndaj të pandehurit Dashamir Gjoka.

Ky biznesmeni qenka jetim pa parti sic duket.Po pse nuk eshte lidhur me na nje parti i uruari?