Prokuroria mban në arrest Durim Bamin

Dita

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur urdhër-arrestin për të ndaluarin Durim Bami, të cilin e vlerëson si person me rëndësi të veçantë për hetimin dhe verifikimin e akuzave të ngritura nga deputeti Tom Doshi për tentativë vrasjeje, raporton TCH.

Emri i Durim Bamit doli pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit 36-vjeçari Bami ishte paguar 600 mijë euro që të eliminonte fizikisht atë dhe deputetin demokrat, Mëhill Fufi. Burime nga Prokuroria pohojnë se gjatë dëshmisë së tij ditën e mërkurë Bami ka deklaruar se është paguar nga Doshi për të thënë të kundërtën e ngjarjeve dhe fakteve të bëra publike ditët e fundit. Sipas Bamit, e gjitha kjo ka qenë një histori e sajuar nga Doshi për të akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar se do të paraqitet në prokurori, ku do të dorëzojë provat që disponon për të vërtetuat tentativën e vrasjes së tij.

Share This Article
1 Comment
  • TELENOVELA DOSHI MORI NJE FUND TRAGJIK PER DOSHIN,OPOZITEN,LSI DHE PROKURORINE I FITUAR DOLI KRYEMINISTRI EDI RAMA I CILI DUHET TA MENAZHOJE DUKE LARGUAR DEPUTETE KRIMINALIZUAR NGA MAZHORANCA DHE OPOZITA..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *