Prokuroria merr në pyetje në maternitet Florije Peçin

redaktor

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e çështjes së Florije Peçit, familjarët e së cilës, kanë ngritur akuzën se ajo është përdhunuar gjatë kohës së mjekimit në Austri. Peçi është shtatëzënë rreth 5 muaj, ku ngjizja e fetusit përkon me kohë që ajo qendronte në Austri për mjekim, pas aksidentit të Himarës.
Mbrëmjen e djeshme ajo është marrë në pyetje në ambjentet e maternitetit rreth ngjarjes. Nga burime zyrtare mësohet se ajo është shprehur se nuk mban mend asgjë.

Ndërkohë sot në Prokurori janë thirrur vëllai dhe motra e Florije Peçit. Ata po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me akuzat e ngritura prej tyre mbi shtatëzaninë dhe mbi kohën.

Pak ditë pas publikimit të skandalit, burime pranë Prokurorisë thonë se mund të ketë probleme në kualifikimin e kësaj vepre penale. Sipas këtyre burimeve, krimi i dyshuar është kryer në shtetin austriak dhe për këtë hetimet nuk mund të kryhen në shtetin shqiptar.

Mjekët e maternitetit të Tiranës thanë se nisja e shtatëzanisë përputhet me kohën gjatë së cilës Florija ishte për kurim në Austri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *