Prokuroria nis hetimet për 32 zyrtarë

anazapta

Organi i Prokurorisë ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për  disa raste të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në fund të muajit Dhjetorit 2012 dhe fillimit të muajit Janar 2013.

Prokuroria ende nuk ka ngritur akuza, por po zhvillon hetime për 32 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga KLSH për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike.

Në bazë të rasteve të përcjella nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë filluar hetimet për rastet si më poshtë:

Prokuroria e Matit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 5 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Ujësjellës-Kanalizime, Mat

Prokuroria e Përmetit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Përmet

Prokuroria e Sarandës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 10 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Sarandë

Prokuroria e Pogradecit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 6 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Pogradec

Prokuroria e Vlorës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 7 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Himarë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar funksione në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Ndërkohë nuk është regjistruar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi mbi 4 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në komunën Bërzhitë, Tiranë.

Organi i Prokurorisë, në zbatim të prioritetit për luftën kundër korrupsionit, po punon intensivisht mbi këto raste për të vlerësuar nëse ekzistojnë kushtet për ngritjen e akuzave ndaj zyrtarëve të kallëzuar penalisht nga KLSH.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *