Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku në Greqi. Meëohet se hetimi po bëhet me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, ndërkohë që pritet të mbërrijë edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore.
Pak ditë më parë, familjarët e vëllezërve Çollaku nuk pranuan rezultatet e ekspertizës së bërë, duke pretenduar se mbi dy vëllezërit ishte ushtruar dhunë e më pas ishin vrarë.
Ata refuzuan fillimisht të varrosin dy djemtë, çka ka bërë që policia të urdhërojë kryerjen e një ekspertize të dytë, përveç asaj të kryer nga pala greke. Por edhe ekspertiza e dytë mbi trupat e vëllezërve Çollaku, vrarë nga policia greke, nxjerr përfundimin se mbi ta ka vetëm plagë plumbi dhe jo torturë fizike.
Elvis dhe Melsi Çollaku, nga fshati Shuec i Korçë u vranë dy javë më parë në kufi nga policia greke në një përleshje me armë teksa po peshkonin së bashku. Nga beteja mbeti i vrarë edhe një efektiv helen.
Shteti yne e di shum mire te verteten e ngjarjes. Nqs nuk zbardhet e verteta ashtu sic ka ndodhur do jen ekspertet italiane ata qe do e vertetojne,ate qe familjaret pan ne trupat e dy viktimave.
Anonim-!Familjaret jane shprehur se policin grek i vrare e kishin mik -Lind pyetja-Mos jane prishur pazaret e droges?? -dhe u qelluan me njeri tjetrin? Pse policet greke e dinin kasollen dhe udhetuan ne ate kohe te keqe 45 minuta me kembe te armatosur??! Sa para paska familja Collaku per te bere ekspertiza ne Itali??! Une mendoj se ne pergjithesi fshatrat kufitare me grekun vecmas ne zonen e Devollit jane shume te lidhur me policine e Follorines, Kosturit e te Doganes Kapshtice….jane te thella misteret e ekzekutimit te tyre ….teksa po ndertonin edhe nje vile me shume kate…pse me te shitur 1 apo 2 kg peshk ne dite per buken e gojes ndertohet ajo vile???