Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babanin. Verifikimet po kryhen pas akuzave të Partisë Demokratike, se Babani ka qenë i arrestuar dhe dëbuar nga Italia.
PD e akuzoi Babanin edhe për një dënim në Maqedoni. Gazeta Mapo mëson se Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet dhe Mark Babanit do t’i kërkohen gjurmët e gishtave.
“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.
Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhej në shkresën e Partisë Demokratike, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.
Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.
Ky është rasti i tretë që pas denoncimeve të demokratëve, Prokuroria iu drejtohet autoriteteve të huaja për t’u informuar mbi aktivitetin jashtë vendit të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga vota e 30 qershorit.

j.l./ dita

Prokuroria patjter te vazhdoj e me hetimin e rasteve.Por ama,Pse nuk hetohet lideret .pavrtiake te kriminalizuar qe dih en e njihen nga gjithe populli,Pse Salihu,Basha,Mediu,Meta,Kryemadh dhe te tjeret rreth tyre,kur dihen e njihen, nuk hetohen per krime marramnedese,vjedhje qindramilionshe dhe vrasje te pazbuluara.