Prokuroria pushon hetimet ndaj kreut të Shoqatës së të Verbërve

Saimir Lleshi

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj kreut të Shoqatës së të Verbërve, Sinaj Tafaj, pas padisë së bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Ai akuzohet nga ish-ministri Veliaj për “shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti”.

“Pra në përfundim, në analizë të të dhënave arrijmë në konkluzionin se veprimet e punonjës të QKRV-se si dhe përdorimi i fondeve përgjatë periudhës kohore të vitit 2005 deri ne vitin 2014 kanë qenë në përmbushje të plotë të qëllimit të kësaj organizate”, thuhet në vendimin e prokurorit të çështjes.

Ministria pretendonte se Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve ka shpërdoruar fondet e dhëna për shërbimet për të verbrit duke I përdorur ato jashtë destinacionit për shërbime dhe për përfundimin e godinës në Vaqarr.

Ministri i asaj kohe, Erion Veliaj, pat deklaruar se Tafaj ka bërë pastrimin e 3.4 milionë dollarëve, duke i transferuar në bankat jashtë vendit, si dhe ka kryer abuzime me godinën në Vaqarr me vlerën 1.14 mln dollarë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *