Prokuroria e përgjithshme ka reaguar pas akuzave në adresë të prokurorit Bujar Sheshi. Partia Demokratike akuzoi prokurorin Bujar Sheshi se ka kaluar vettingun në kundërshtim me ligjin, pasi ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
“Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH, formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.
Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.
Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.
Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.”– thuhet ne deklaratën e prokurorisë
Deklarata e Plotë:
Duke marrë shkas nga rasti i bërë publik para disa ditësh, për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i bën me dije opinionit publik se:
Me marrjen dijeni prej KPK-së, për moskalimin me sukses të procesit të Rivlerësimit të disa prokurorëve, kandidatë për KLP nga radhët e prokurorive të apeleve, me qëllim plotësimin e vendit vakant në KLP, me datë 24. 09. 2018, Prokurori i Përgjithshëm shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit.
Pas thirrjes së parë, duke mos pasur asnjë kërkesë për kandidim, më datë 12. 10. 2018 u shpall thirrja e dytë, pas së cilës, më datë 25. 10. 2018 ka shprehur interesin prokurori Bujar Sheshi, duke dorëzuar deklaratën për shprehjen e interesit dhe dokumentet bashkëlidhur.
Pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Një verifikim i tillë, është kryer edhe për të gjithë kandidatët e tjerë dhe personave të ngritur në detyrë, me shkresën numër 933/ 1, datë 29. 03. 2018, shumë kohë pasi atyre u është verifikuar dhe konstatuar plotësimi i kushteve ligjore për të qenë kandidat për anëtar të KLP-së prej Komisionit të ngritur për këtë qëllim nga Prokurori i Përgjithshëm paraardhës, me Urdhrin nr. 18, datë 17. 01. 2017.
Sipas këtij urdhri, i ngritur në bazë të nenit 109, pika 1, të ligjit nr. 115/ 2016, “Për organet e qeverisjes vendore”, komisioni ka për detyrë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky komision, mbi bazën e rezultateve të nxjerra për çdo kandidat, brenda afateve ligjore, harton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.
Ky verifikim, përveçse është kryer në ushtrim të veprimtarisë dhe funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm, është kryer edhe duke marrë shkas nga shkresa e AISSH nr. 225, datë 15. 03. 2018 sipas së cilës verifikimi ishte i detyrueshëm dhe ishte kryer për çdo kandidat për KLP dhe KLGJ duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, avokatisë apo pedagogëve. Përgjigja në këtë rast ka ardhur për të gjithë emrat e kërkuar, sipas Vendimit të AISSH nr. 332/ 3 prot., datë 02. 05. 2018.
Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH, formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.
Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.
Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.
Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.
l.h/ dita

E zgjedh Rama, e kontrollon ti , shoqja Arta, a ka ndonje mundesi te dale ndryshe ???!!!!!!!!!!!.
Te n’a rroje Vetingu i leshit.
Per cilin “lesh” e ke fjalen moj Arta……Per ate qe ke poshte apo per ate qe ke siper…
Per ate leshin qe ju rilindasit e mbani ne goje si cimcakiz dhe j’u ka zene fytin dhe keni filluar te ushqeheni dhe merrni fryme me bythe.
Vete deklarata e prokurorise thote qe eshte objekt hetimi edhe plotesimi i deklarates individuale te Sheshit, e cila nuk perputhet ne permbajtje me vendimin e AISSH, ndersa redaksia e Dites thote ne titull qe sigurimisi i ploteson kriteret ligjore. Po nese i ploteson kriteret ligjore perse Prokuroria ka hapur hetim te thelluar per deklaraten e ish sigurimsit te rekrutuar 17 vjec?
Edhe sikur te ishte sigurims, cfare eshte PD-ja? Pjelle sigurimsash! Ndryshimi eshte: ky nuk e rrun per vicidolin, ndersa te tjeret ia marrin ne goje shpellarit!
Sepse nuk mund ti hetosh te shkeputura.
ka dyshime te arsyeshme qe duhen hetuar.atesia,datlindja dhe mbiemri tregojne se jane du persona te ndryshem.pra,te dhenat per bujar x shehaj,dt lindje x janar i957 i jane veshur bujar y shehi,datlindje x dhjetor 1957.pse agjensia e dosjeve ka konkluduar se kemi te bejme me te njejtin person?me emrin tim ne listat e gjendjes civile jane 4 persona ne shqiperi.por me ditlindjen time dhe atesine time eshte vetem nje,pra une.jo me ,qe ne rastin konkret kemi tre ndryshime ne tregueste identitetit.pra duhet hetuar dhe thelle bile.ka dhe nje problem:-nga cv e z. shehi,ka studiuar ne akademine e sigurimit,pra nuk ka qene agjent i fshehte,por kuader .ka mbaruar juridikun dhe ka punuar ne hetuesi,kur kjo ka qene pjese e ministrise se brendeshme.me pas ne prokurori.pak si e dshimte te kete qene bashkepuntor i fshehte per 5 apo 6 muaj,pra agjent sezonal.ndaj duhet hetuar.deklarata e institucionit te dosjeve sot eshte e dyshimte,ndaj duhen sqarime prej tyre-dalje e te dhenave per bashkepuntore te moshes minore..aq me teper qe,pavasisht se kush e kerkon,ky institucion obligohet nga ligji er venien ne dijeni te personit per te cilin kerkohen te dhena.por keta te nderuar me pare ndjejne pergjegjesi per te informuar pd dhe lsi.,pra opoziten.
O njerez te mire,bejini sherbim vehtes,femijve,te ardhmes tuaj!Mos peshtyni mbi cdo gje e per te gjithe .Bujar Myzejen Ramiz Sheshi,mos u terhiq nga cfardo lloj presioni,lufto per te verteten sipas parimit qe te ka karakterizuar qe diten e pare te fillimit te punes:Lufte te keqes ,zbatimi i ligjit ,asnje mbi ligjin kushdo qofte.Lufte pa kompromise ne mbeshtetje te tij!Lufto per ndertimin e Shtetit te se drejtes!Me ndergjegjen e kristalte qe ka karakterizuar tere jeten kontribo per te ardhemen e atdheut tend,popullit tend e femijve tane. Faleminderit gazeta Dita