Prokuroria e Korçës e ka refuzuar kërkesën e avokatit të Enea Ftoit për riekspertimin e organeve.
Riekspertimi i tyre u kërkua nga përfaqësuesit ligjorë të familjarëve, të cilët nuk e pranuan ekspertizën mjeko-ligjore, ku thuhej se Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore.
Pas përgjigjes së Prokurorisë kanë reaguar prindërit e të ndjerit.
Babai i Eneas ka thënë se po mundohet që të mbulohet e vërteta.
“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto, që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas tek atletet kemi gjetur gjurmë gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërteten deri në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë ai.
27-vjeçari ka vdekur më 17 maj të këtij viti në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Korçës, ku mbahej nën akuzën e vjedhjes me dhunë.
s.a/dita

kriminelat ne polici duhet te pergjigjen deri me nje,
ndryshe vetegjyqesi.
Po ketij djali a do ti jape valle ze bejtexhiu me bedrinjte?
Po kjo a nuk eshte vrasje shteti? Kush mban pergjegjesi per jeten e ketij djali? Ky eshte shteti kriminal qe deshet?