Prokuroria, rekurs për Dajtin

Ornela

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda pritet t’i bëjë rekurs dënimit me 25 vite burgim të Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit.

Organi i akuzës është në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili rrëzoi  atë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dajtin në 2014.

Pas kësaj, në Gjykatën e Lartë e cila ka mbetur vetëm me katër anëtarë, do të depozitohet ankimimi ku do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga dënimi kapital me burg të përjetshëm.

Tani llogaritë për Dritan Dajtit bëhen te afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla që i llogariten rreth 15 vite burg.  Dajti akuzohet nga policia për vrasjen e ish-oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 Gusht 2009.

Nga përplasja me armë ai mbeti vetë i plagosur dhe u vra miku i tij Ledio Mara.

Ndërsa më pas procesi gjyqësor i kësaj dosje ishte një telenovele, pasi vetëm në shkallën e parë u zhvilluan 276 seanca. Mes prokurorëve e gjyqtarëve nga njëri krah dhe Dritan Dajtit nga krahu tjetër, pati debate të forta dhe në disa raste edhe kërcënime.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Dajti akuzohet nga policia për vrasjen e kater yjeve oficerë te Policise: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 Gusht 2009. Si mund te diskutohet qe ky kryekriminel te gezoje jeten ne liri kur ka marre jeten e kater trimave te shtetit shqiptar qe duhej te ishin shpallur Heronj te Popullit?! Ky gangster i rrezikshem duhet te denohej “Me vdekje ne karriken elektrike”! Denimi “Me burgim te perjetshem” eshte nje favor i pamerituar; ulja e denimit eshte turpi me i madh i Drejtesise se Vdekur Shqiptare!

  • Ne burgim te perjetshem gjykatesit bythqira qe nuk kane as minimumin e ndjenjes qytetare per drejtesine se per profesionalizem as qe behet llaf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *