Prokuroria rihap hetimet për Isa Çopën

anazapta

Prokuroria e Përgjithshme i delegon për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda çështjen “Isa Çopa”.  Rihapja e dosjes së agjentit që u vra në shtator të 2011-s në Durrës vjen pas gjetjes së disa provave të reja. Rasti do të hetohet si vrasje për shkak të detyrës.

Isa Çopa u gjet i djegur në makinën në 24 shtator të 2011-s. Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës është gjetur i karbonizuar brenda makinës së tij në plazhin e Currilave. Kjo e bëri fillimisht policinë se kishte të bënte me një vetëvrasje, por detaje të tjera që dolën më vonë hodhën dyshimet për vrasjen e Çopës, baba i dy fëmijëve. 49-vjeçari Çopa në atë kohë po hetonte mbi vrasjen e gjyqtarit vlonjat, Skerdilajd Konomi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *