Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronën tek Gjiri i Lalzit, ku ishte projektuar të ndërtohej resorti turistik i kompanisë “Omnix Albania”.
Kështu organi i akuzës, i qytetit bregdetar, ka vendosur sekuestro preventive për pronën 45.000 m2 të shtetasit Pal Selçuni.
Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar pronësinë në bazë të akteve të falsifikuara.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 457, datë 25 mars 2016 ka vendosur: “Detyrimin e Bashkisë Durrës të njohë paditësin Pal Selçuni, si pronar të sipërfaqes 42.000 m2, si pjesë të pasurisë nr. 152/9; dhe të sipërfaqes 3.000 m2, pasuria nr. 152/10.
Hetimet
Shtetasi Pal Selçuni ka kërkuar në gjykatën e Durrësit njohjen e pronësisë mbi këtë truall me parashkrim fitues. Në pretendimin e tij, Selçuni e ka bazuar kërkesën e tij në nenin 169 të Kodit Civil, ku parashikohet se “personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi përfitimin e e të drejtës së pronësisë, menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të shtetasit Fadi Mitri, i cili nga ana e tij ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për zhvillimin e pronës së njohur në emër të shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e
Durrësit nisi këtë hetim, menjëherë pasi Policia e Shtetit referoi në Prokurorinë e Tiranës materialin mbi kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, në dëm të shtetasit Fadi Mitri. Nga materialet paraprake të referuara në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se goditja ndaj biznesmenit Mitri është kryer për shkak të një sipërfaqe toke, e cila i është dhënë në përdorim kompanisë së administruar prej tij, “Omnix Albania” shpk. Po në këtë sipërfaqe, ka pretendime mbi pronësinë familja e shtetasit Pal Selçuni, banues në Draç të Ishmit, në Durrës.
Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka nisur veprimet hetimore mbi regjimin e pronës në zonën e Draçit, në Ishëm të Durrësit, e cila dyshohet se ka shërbyer si shkak për goditjen e biznesmenit Fadi Mitri.
Në bazë të akteve të administruara deri në këtë fazë, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor për njohjen e pronës, pala paditëse (P. Selçuni) ka paraqitur dokumente të falsifikuara për të provuar posedimin “e pandërprerë dhe të qetë të kësaj prone për një afat prej njëzet vjetësh”.
Nga aktet e administruara, rezulton se shtetasi Pal Selçuni, në vitin 2011, ka pasur një konflikt fizik me disa shtetas të tjerë, në pronë kufitare për pronësinë mbi terrenin objekt shqyrtimi gjyqësor. Të dyja palët e përfshira në konflikt në atë kohë kanë bërë kallëzim. Prokuroria e Durrësit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “dëmet nuk kanë qenë të konsiderueshme për t’u klasifikuar si vepër penale, sipas nenit 150 te K. Penal, por palët mund të paraqesin padi civile për shpërblim dëmi”.
Po ashtu, rezulton se në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise “Omnix Albania”. Edhe në atë kohë, Prokuroria e Durrësit vendosi mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “Omnix Albania”, shpk, ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.
Për të paktën këto dy raste, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor civil për njohjen e pronës, paditësi Pal Selçuni ka paraqitur dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se e ka poseduar pronën pa shqetësim për një periudhë 20-vjeçare.
Në këtë gjykim kanë qenë si palë ndërgjyqëse Bashkia Durrës dhe Avokatura e Shtetit. Rezulton se në seancën përfundimtare kanë munguar Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit.
Në këto kushte, ku palët e interesuara nuk kanë ngritur pretendime (për shkak të mungesës së tyre), gjykata e Durrësit, me vendimin nr. 457, datë 25. 03. 2016, ka vendosur të njohë shtetasin Pal Selçuni si pronar të pronës, objekt shqyrtimi. Gjithashtu, rezulton se kundër këtij vendimi nuk është bërë ankim nga palët ndërgjyqëse dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19.04.2016.
Në veprimet e mëtejshme hetimore, Prokuroria e Durrësit do të shqyrtojë arsyet e mungesës së palëve ndërgjyqëse dhe mungesën e ankimit mbi vendimin e njohjes së pronës në emër të shtetasit Selçuni./tvklan.al

Punët me penis e vagina që hapi Rilindja (ripjellja) në Shqipëri
nga Vëzhguesi
Çfarë të shokon në fenomenin Shukriu është konfidenca deri në rutinë gjatë abuzimit seksual me detyrën, element ky që ndriçon faktin e dhimbshëm se rasti Shukriu jo vetëm që s’është aksidental, por mëse i konsoliduar (e madje i trainuar) në administratën shtetërore shqiptare. Por jo vetëm kaq, imagjinoni kur e bëri Shukriu në një zonë të prapambetur e konservatore si Dibra, po në Tiranë çfarë ndodh?!
Çdo kush sot e di se mund të përgjohet e xhirohet nga celularët, natyrisht edhe Shukriu e dinte, e megjithatë ai veproi jo vetëm i “pakujdesshëm” në këtë aspekt, por edhe fare moskokëçarës – syri tërt s’i bënte Shukriut. Pse? – shtohet pyetja. Pse kaq “trim” Shukriu, pse kaq i bindur se s’do i hynte gjëmb në këmbë? Kush e mbronte Shukriun? Kush ja siguronte/garantonte qetësinë deri në marrëzi?
Përgjigja është e thjesht – dikush atje lart e garanton Shukriun, jo dyshime për këtë. Shukriu është pjese e “sistemit” me “tutor e mish të bardhë”, e sistemit që “jep e merr” çdo gjë nën-dorë, nga paratë e pista tek seksi i tillë.
Edhe Shukriu për vete paguan dikë atje lart, siç ka paguar edhe para se të marrë detyrën shtetërore. Njëlloj si ajo femra fatkeqe e videos që paguajti me seks punën që i ofroi Shukriu. Deri tani ne kemi parë vetëm Shukriun tutor, por njëkohësisht ai është edhe prostitutë për dikë atje lart…, ndoshta për Metën, bajrakatarin e sotëm të Dibrës. Shukriun e “shkretë” e morri në qafë morali që predikon “bajraktari”… https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
te hetohen Vangjush Dako dhe Alma Hicka, njeri Kryetar i Bashkise Durres dhe tjetra Avokate e Pergjithshme e Shtetit. pse nuk eshte bere ankim, kur dihet qe e kane me detyrim ligjore. avokatia dhe per 10 euro ben ankimin pse ne kete rast nuk ka bere?
Arrestoni gjykatesen Qeleshi, pjese e grupit kriminal te Korbit Argita Berisha (Malltezi)
Plotësishtë dakortë me denancimin e provave kriminale të gjeneral babës nga burgu i Lezhës ! Kjo është lufta reale që duhet ti bëhet krimit,jo zhurmës e tymit mediatik .
ANALISTI .. Vangjush Dako ne Durres ,per perfitime personale ka prishur shume vendstrehime ne Durres ne tokeshteterore per interesat e tij personale .Ku kjo eshte rreptesisht e ndaluar me ligj.. ka dhene leje ndertimi pallate mbi 10 kate privateve ,komshinj me keto vendstrehime ,ku eshte zmadhuar siperfaqja e ndertimit .Jane bere ankesa ne gjykate e prikurori dhe deri tani nuk i ka hyre gjemb ne kembe .I jane bere ankesa me shkrim Z min te Mbr, Mimi kodheli , po prap heshtje . e nuk po flase per plazhin e durresit ku eshte betonizuar e shkretetuar cdo gje .Do i vije koha ketyre banditeve ,e une personalisht jam optimist ……….
Nuk e kuptoj kete gjygjtaren edhe llogjika te con se ajo nuk eshte vetem e mbrapa saj ,jane patjeter politikane .Kam nje pyetje per te bere dhe kerkoj ndihme (behet fjale po ta perdoresh token mbi njezet vite te takon ty ,simbas gjygjtares, por nga ana tjeter pronaret me letra ,ku ne 944 e ketej diktatura , ja konfiksoje pronat ,,por keta pronare e kane fituar te drejten ne gjyk e STRASBOURGUT , dhe ne populli i mjere e fukara ,pagojme nga taksat tona keto shuma te medha ne mil euro…Shqiperia eshte e rrezikuar nga kjo mafje ,e citoje kete se me del e drejta ku me keqeardhje , opozita hesht per keto probleme,Pres dikush tme sqaroje. ..Faleminderit per mirkuptimin……………….
Oh, sa masakra te kesaj natyre jane bere kudo ne Shqiperi! Po te kish drejtesi, pjesa me e madhe e ish kryetareve te Komunave, sot do ishin me kohe ne burg! Nuk e di, pas reformimit te sistemit te drejtesise, a do te ndreqen dhe keto poshtersi te kryera nga keta abuziviste dhe injorante!