“Prokuroria është e aftë për të pastruar radhët e veta nga të korruptuarit”

Saimir Lleshi
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke dale pas nje takimi me Presidentin Bujar Nishani./r/n/r/nGeneral Attorney Adriatik Llalla, during a meeting with President Bujar Nishani.

Kryeprokurori Adriatik Llalla kishte premtuar shumë herës e do të kishte arrestime për korrupsion, por javët e fundit, premtimi i tij është përmbushur.

Dy prokurorë kanë përfunduar në pranga, ndërsa priten edhe arrestime të tjera. Llalla thotë se organi i hetimit ka aftësinë për të pastruar nga radhët e veta njerëzit e korruptuar.

“Prokuroria Shqiptare është e aftë së pari për të pastruar radhët e veta nga elementë korruptivë. Pasi u provuan faktet u vërtetuan me prova se ishin kryer vepër penale nga këto individë, u morën masa të parashikuara në ligj. Vizita erdhi në mbështetje të Prokurorisë së Fierit në kuadër të situatës së krijuar”, theksoi kryeprokurori.

Ai ishte sot në Fier ku ka zhvilluar ku ka zhvilluar një takim me prokurorët atje. Kujtojnë se pak ditë më parë, policia ka arrestuar një prokuror në Fier, ndërkohë që në një aksion tjetër pas hetimeve të prokurorisë, përfunduan në pranga 7 doganierë në lidhje me shitjen në mënyrë të paligjshme të 4.4 milionë litrave naftë të papërpunuar. /Dita/

 

Share This Article
5 Comments
  • Faleminderit fshatari Llalla qe na e vertetove se perse i bete me aq buje arrestimet e dy prokuroreve ne javen e fundit.Qe ti hidhni hi syve miletit dhe sidomos nderkombetareve se gjoja ju po luftoni korrupsionin dhe ata duhet t’ua besojne juve kete pune.
    Kot e ke o fshatari kryeprokuror se nuk ka ngelur matuf ne kete vend qe nuk e di se sa shume nxijne nga korrupsioni i zi gjyqtaret e prokuroret.Edhe pa e ditur me hollesi se sa llogari bankare me qindra milione leke”te dhuruara” nga motrat,vellezerit apo kusherinjte,se sa mijera m2 apartamente apo toka zoterojne gjyqtaret dhe prokuroret,shqiptaret e shohin perdite luksin e shfrenuar ne te cilin jetojne keto monstra dhe familjaret e tyre.Shqiptaret i shohin makinat superluksoze qe kushtojne sa 10 vjet rroga te tyre,shohin se si femijet prishin si pare xhepi ne nje muaj sa 3-4 fishi i rrogave te tyre,shohin se si vetem per weekend-e dhe pushime jashte shtetit ata shpenzojne ne nje vit sa c’nuk i marrin me rroge per 7-8 vjet.
    I dine te gjitha shqiptaret qe mezi po presin te behet drejtesi ne vend.Ne rradhe te pare te behet drejtesi me keto shushunja te pangopura qe e bene zakon ketu e njezet vjet qe ta shesin drejtesine dhe padrejtesine me miliona.

    • BRAVO, tani del qarte e gjithe ajo propagande kundra prokurorit Giu. Isha i sigurte qe kishte te bente me kete funderrinen e neveritshme Llalla. Ai po pastron te gjithe te ndershmit dhe zerat kundra ne prokurori. O Zot sa te djallezuar jane keto jashteqitjet e Berishes dhe sa syleshe keta te Rames.

  • Z Llalla as qente e Bashkise se Tiranes (vetem ata rrugaçe)mund t’i bindni per genjeshtrat tuaja ordinere , tregoni me respekt per vehten tuaj zoti Llalla…

  • DUHET NJE BYRO SHTETERORE ME DJEM TE RINJ E FISNIKER ME SHKOLL TE MBARUAR NE PERENDIM QE TE MUNDE TE MBROJNE INTERESAT E KOMBIT DHE TA FILLOJNE QE NGA KY K/PROKUROR I DHJERE…..!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *