Prokuroria të nisë hetimet mbi akuzat e Izet Haxhisë për Berishën

Saimir Lleshi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se dëshmitë e Izet Haxhisë të dhëna për gazetën Dita në lidhje me Sali Berishën janë të vërteta.

Sipas Klosit, kjo është një mundësi që prokuroria të nisë hetimet pa u ndikuar politikisht, duke shtuar se Haxhia është dëshmitar kyç në një sërë krimesh të Berishës. Aktualisht, ish-truproja e Berishës jeton në Turqi.

“Prokuroria mund të veprojë në përgjithësi pa akt-akuzë nga dikush. Kur prokuroria dëgjon gjëra të tilla kaq të rënda, duhet të vihet në lëvizje. Ka detyrë të hapë hetimin. Por i gjithë sistemi sot i drejtësisë komandohet nga Berisha”, thotë ish-shefi i SHISH. Klosi shprehet se Haxhia është dëshmitar kyç në një sërë ngjarjesh dhe se nuk ka asnjë arsye për të shpifur, duke ditur fuqinë e Berishës.

“Unë besoj që ai duke qenë dëshmitar i gjërave, nuk e ka vështirë të thotë të vërtetën. E dyta, nuk është kollaj të shpifësh kundër Berishës. Ai ka qenë një nga njerëzit e afërt të tij, dhe e di mirë që Berisha është i fuqishëm dhe çfarë metodash përdorte. Nuk besoj se ai shpif.

Shumë gjëra që ai i ka thënë, unë i kam lexuar dhe realisht ashtu janë. Mua, ai më duket shumë i kujdesshëm. Në shumicën e gjërave ai është pjesëmarrës vetë. Është përgjegjës për çfarë ka ndodhur, ai e pranon vetë. Nuk shoh ndonjë interes të tij që të shpifë. Do ishte ndonjë situatë tjetër që ndoshta do të përfitonte ndonjë gjë”, u shpreh Klosi.

Share This Article
8 Comments
  • Shpresojme qe Prokuroria te behet ‘BURRE’ per here te pare ne historine e vet. C’eshte kjo frike e tmerrshme qe kane nga Sali Berisha – kaq shume I paska ngopur me pare dhe favour ky fare monstre!

    Izet Haxhia, eshte momentalisht MODELI qe duhet te ndjekin te gjithe ata qe dine dicka dhe duan te ndihmojne kete vend!!!

  • PERUSTIA.DHE KAZANI.

    Cila prokurori te veproje ajo e llalles? absurditet,ajo prokurori eshte perustia me tre kembet, sali,nishan, llalle,mbi te cilen zjen kazani i intrigave te pa zbardhura 25 vite.

    • Na mallengjeve tani. Po ja Klosi nuk po e ben – beje ti atehere…se une vete nuk po e bej dot keshtu qe skam fytyre tia ‘perplas’ Klosit

  • Padite ti Berishen, se Izet Haxhia eshte i denuar ne mungese per vrasje dhe tentative per grusht shteti, nuk ka si ben padi. Kaq gje e di kushdo, edhe vete Klosi. Dergoje ne gjygj Berishen dhe kerko deshmitar Izetin. Do vijne dhe te tjere, natyrisht. Por ne fund te seances deshmitari yt do marre prangat ne duar e do ngrohe qeline per denimin ne mungese. Beje Klosi, ose mbylle halen e mos llap kot si tore.

  • Prokuroria e Llalles dhe e hirres nuk e heq mizen nga qulli.Presim me ngazellim e rrenqethje prandveren,zgjimin vegjetacionin e pergjumur dimrore te shume dimrave te pergjakur e te korruptuemve politikan e qeveritar te ketyre 25 vjet alla demokraci kanunit me etiket pluralizemi.

  • Ne shtetin shtet,maja e aisbergut te dukesh ne horizont.PSh.FBI do e kaparonte ne hekura budallen e Vicidolit.Jo,ketu,Izet Haxhia nji kronikan i historise se dhimbeshme shqiptare ne keto 25 vjet i rreshton ngjarjet me percizion ekzakt per tu admirue.
    Ne shtetin pa shtet Shqiptare,soji i Berishes me shume syre shokesh te pamoral bajne jete kavalishence aq sa na japin dhe cfaqje cdo te enjte ne kuvendin qe drejton miku armesh i tij Meta.Sepse te dy jane te infektuar me te njetin virus.
    I shkofte mbare inisiatorit diplomat Amerikan Donalt Lu per ta ndrequr kete katrahur Shqiperiet e me e kthye per va.
    Mjere populli derisa te njohin nji dite te mire qetesie e te kamunit.

  • O Fatosh, po rriji bythes siper mer ti. Pislliqet qe ke bere e vazhdon te besh ti nuk kane te numeruar duke filluar qe nga spiunimi i shokeve e deri tek hajdutlleqet ordinere e kurvlleqet me studentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *