Prokuroria: Deputetët po nxjerrin sekretet e dosjes Habilaj

Dita
Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Besnim Hajdarmataj dhe prokuroret Elizabeta Imeraj e Gentjan Osmani, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nProsecutors, Besnim Hajdarmataj, Elizabeta Imeraj, Gentjan Osmani during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur shqetësimin se prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me çështjen Tahiri, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

Përmes një deklarate për mediat, organi i akuzës thotë se rasti me flagrant është shënuar ditën e sotme (e shtunë 21 tetor 2017), kur nga brenda Këshillit gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura, janë publikuar të dhëna të cilat, jo vetëm cenojnë hetimin, por edhe vënë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria për Krime të Rënda rikujton se,në seancat në Kuvendin e Shqipërisë janë shqyrtuar të dhëna hetimore për një grup të strukturar kriminal, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

“Disa nga personat në hetim janë në kërkim. Ata qëndrojnë të fshehur dhe rezulton se ende nuk ka asnjë rezultat për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, e për këtë arsye, ata përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale”.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore.

Por pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatese për “ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Prokuroria, nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike.

“Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore”.

Në vijim të deklaratës, organi i akuzës nënvizon se “përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Rënda, në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit, u paraqitën para Keshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, duke prezantuar qëndrim korrekt, procedurial dhe institucional”.

“Por, konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cenon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cenon integritetin fizik të këtyre personave”, përfundon deklarata.

Share This Article
9 Comments
  • Sekretin e ka nxjerr Qitetari Digjital i Sali serbit.Kapeni e raseni brenda dhe keshtu sekreti nuk del me jashte kornizave tuaja.

    • Sekreti i fundit:
      Nje Habilaj paska zene dashnore nje kaptere duke u hequr si kusheri i ministrit..edhe Xeni keshtu e ka zene Arrmiren
      duke u hequr si djali i Salehut?!

  • Berishizmi forma me e sofistikuar e Mafies boterore
    Nuk ka pse u befason ky percaktim . Po t’i mbledhesh te tera opinionet , qe jane dhene , per kete bande , perkufizimi eshte natyral . Vete mafia siciliane ka gjak arberesh . Berishizmi i lindur 3 dekada me perpara, ka kohe , qe vepron me kostum demokratik . Eshte organizate , qe shkrin brenda vetes mafien ruse , sigurimse shqiptere , mafien siciliane . U themelua ne Byrone e Partise te ish fakultit mjekesise , qe mbulonte spitalin dhe Ministrine e Shendetesise. Kjo eshte risi . Me gjeni nje organizate , qe te ket te tille shrirje . Hitleri dhe sigurimi shqiptar , nuk kishin pse te fshiheshin , per aktivitetin kriminal . Beruishisizmi ju pershtat metodes te fshafjes es krimit . Shtetin Mafia e perdor , kur i duhet. Berisha e perdori shtetin kunder Shoshorit , studenteve progresive dhe kolegeve , qe interrnoi . Nuk mund te kete Mafie me shtet ligjor . Kur shteti nuk ju desh S. Berishes e flaku , ne emer te Gramoz Pashkos dhe Aleksander Meksit . Te tere koleget e Partise se Punes ne Spital-Universitet dhe Ministri , nuk ishin mafioze . Mafioze ishin ata , qe ju bashkengjiten berishisizmit, pas 1990 . Per 3 dekada 1987- 20017 , berishizmi , ka drejtuar drejtperdrejt , drejtesine , edhe kur pushtetin e kane ushtruar formalisht socialistet . Kryemafiozi Berisha shkriu mafien boterore , me traditen kanunore shqiptare dhe aktualisht , sot kemi nje bande mafioze , me dy dege te rendesishme : PD dhe LSI . Ne ideollogjine e tyre shkrihet pervoja sicilian e, ruse , ballkanike . Ashtu si ne fillimet e kesaj mafie , sot gjen shkaqe per te goditur shtetare me perpektive , sic eshte Saimir Tahiri , minister i sukseshem , djale kurajoz , trim dhe i ditur . Keta njerez nuk i duhen berishizmit . I duhen Shqiperise , prandaj i shpenzon te tera baterite , per t’i eliminuar politikisht dhe fizikisht . Sa ka eliminuar ? Me shume se Mafia siciliane. Ligjet i ka terezitur , per t’u vrare . Sherbimin sekret e ka krijuar , per te zhdukur shqiptare misterjozisht . Gjeja e pare , qe ka bere ky kryemafioz , ka privatizuar drejtesine – Prokurori = gjykate . I mesoi ne Plepa si mafioze . Nje prej tyre e kam takuar ne NY . Me tha se mesoi ne Plepa drejtesine , por mjaftoi te shkela nje here ne thember nje prej kupoles mafioze dhe perfundova , ketu ku jam. Ne kete forme vrau kreret e UCK dhe zhduku kolonel Krasniqin dhe Remzi Hoxhen. Vdekjet mafioze keto 30 vjet arrijne 30 mije . Te tera keto jete rendojne ne qafen e mafiozit te sofistikuar , Sali Berisha . Prokuroret dhe gjykatesit e ketyre 3 dekadave , jane per t’u misheruar , ashtu sic jane per t’u misheruar 3 prokuroret e Llalles , qe donin te arrestonin Tahirin . Tahiri nuk eshte engjell ,por eshte jasht orbites mafioze berishte . Te shpetosh Tahirin nga akuza mafioze , eshte detyre patriotike ne sherbim te Shqiperise , qe meritone shqiptaret e ndershem brenda dhe jasht atdheut . Kam bindjen e plote se Tahiri nuk eshte mafioz . Ai duhet te shpetojhet me c’do kusht nga kthetrat e mafies me te sofistikuar boterore . Cila eshte kjo mafije ? Bashkon traditen siciliane , sigurimse shqiptare , mafien ruse dhe , mbi te gjitha spinazhin zyrtar , jugosllav . T’ja heqesh nga goja Tahirin shqiptar , ketij luani mafioz , eshte detyre ndaj te arthmes se kombit . Ju lutem reagon , per sa kini mundesi ligjore . Zgalem .

  • Prokuroria eshte e cpuar dhe ka rrjedhje nga te gjitha anet. Ariu dixhital ne vend qe t-ja mbylle vrimat po i hap te tjera…..

  • Po çfarë pret Prokuroria, PËRSE NUK ARRESTON PROKURORIN QË DEKONSPIROI AKSIONIN KUNDRADROGË NË VLORË ??????

  • Ore trapa Prokurore Koqe nga Tropoja, per cfare sekreti behet fjale,….. per ate qe eshte informuar Krimineli Sali?
    O Hajdar, o me i bukri i shpendeve, ore toc kerkon ti heqesh imunitetin Sajmirit e kerkon heshje, per cfare, per shkrime te gazetave italiane qe keni marre si baze per prova?
    Ore toc, duhet te tre te arrestoheni dhe te denoheni per prova te rreme dhe shpifje ne grup, e keni kthyer Prokurorine ne “Organizate Kriminale” te drejtuar nga serbi Sali.

  • Cfare dreq sekretit kur dosjet nga italia kane mberrit tek opozita politike dhe ju i keni marre si te habitur,Nga pjerdhen keto dosje!!!!!!!!.Duhet te jemi ne organi prokuroris te marrin dosje sekrete,Jo politika.Ne vend te kritikoni adresuesit e dosjeve ne adrese te gabuar shiteni ekspert per ruajtjen e sekretit.Keni te nevojshem ti riktheheni edhe njihere studimeve juridike.Po jo ne shkollen e Plepave Durres Sali Rame Berisha.

  • Zotrinj e zonja prokurore!

    Mos u mundoni te mbuloni diellin me shoshe,por me mire po e them : Nuk mbulohet muti me shurre -thote populli, por une po u pyes:
    Perse u mblodhet ne komisionin e mandateve dhe rregullores? U mblodhet per te nxier prova te implikimit te Sajmir Tahirit para komisiont ,apo per gallate. Edhe une qe nuk jam me profesion jurist ,por jo se nuk dim ligjet , u degjuam dhe thame : “Prokuror te pa afte apo erdhet me luge ne bres. Ndixrini provat, ku eshte takuar? Me cilin eshte takuar? Nxirni deshmitaret. Po po nxirni se nuk ka sekrete,pasi dosja hetimore ,ku ju u bazuate ka perfunduar e eshte cuar ne gjykate. Thoni e nxirni shkresen e ardhur nga prokuroria Iraliane e cila kerkone fakte per Tahirin. PO Italia pse nuke therret te ekstradoni Sajmirin,apo e kane djalin e halles .dajes ………

  • Une deri me sot nuk kam degjuar qe perben sekret nje artikull gazete!? Keta prokur(horra) kur e moren materialin e dosjes nga italianet? kur e lexuan? dhe kur e perkthyen dhe e pershtaten ne shqip?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *