21 janari, pse BE nuk flet qartë dhe SHBA ka një liri toni më të madhe

anazapta

Më poshtë është një bisedë me Genc Burimin, bashkëpunëtor i Dita-s nga Parisi, ish-diplomat, sot gazetar i Radio France International. E pyetem Gencin rreth mënyrës si e shikon ai situatën pas vendimit skandaloz për 21 janarin dhe si e shpjegon qëndrimin ndërkombëtar lidhur me këtë vendim.  “Nuk mund te krijohet precedent duke komentuar  vendimet e drejtesise se nje vendi… Mund te hapet keshtu nje kuti pandore qe e bejne Europen te paadministrueshme ne forme Unioni – thotë Genci Burimi, lidhur me reagimin ndërkombëtar për vendimin mbi 21 janarin Më poshtë, një pjesë nga biseda, të cilën mund ta lexoni të plotë në Dita print sot ne treg. – A.Thano

 

 

Genci, ti jeton në Paris, merresh me gazetari prej vitesh, ke edhe përvojë në diplomaci. Doja të të pyesja si e konsideron një si ty qendrimin e Europes ndaj vendimit skandaloz gjyqesor mbi 21 Janarin shqiptar? Si i komenton deklaratat e Komisionit Europian ? Pas vendimit gjyqesor mbi ngjarjet e 21 janarit,  prononcimet e komisionerit Fyle dhe te dhe te ambasadorit Sequi, u duken, le të themi shume “dipllomatike” duke patur parasysh që kjo histori është e tmerrshme dhe krimet janë bërë hapur: vrasje, fshehje provash, manipulime provash, ekspertë që fusin ashkla në teshat e viktimës, dy standarte në gjykim, dënohen viktimat, lirohen vrasësit…

 

G.B. – Europa ka disa parime qe më kot me komentet tona perpiqemi t’ja ndryshojme. Ne nje vend pluralist, me parti politike te shumellojshme, me shtyp te lire, dhe me legjislacion demokratik, Europa konsideron se institucionet jane demokratike dhe si te tilla duhen respektuar. Duke perfshire ketu drejtesine, e sidomos drejtesine, tabuja absolute ne Europe qe nuk duhet te perflitet nga politikanet. Keshtu, qe ne qofte se z.Fyle do te thoshte se ne Shqiperi drejtesia eshte nen diktatin e z. Berisha, te jemi te sigurt qe shume vende anetare te BE-se, e fillimisht ato me te çalat Rumani e Bullgari, do t’i thonin Fyles, « ej ju zoteri, po tejkaloni pak kompetencat tuaja per te cilat ne vendet anetare ju kemi emeruar ». Nuk mund te krijohet precedent duke komentuar  vendimet e drejtesise se nje vendi me legjislacion demokratik, perndryshe frika eshte qe te njejtat komente mbi drejtesine, Komisioni Europian t’i beje dhe ndaj vendeve te tjera. Mund te hapet keshtu nje kuti pandore qe e bejne Europen te paadministrueshme ne forme Unioni.

 

Qëndrimet e SHBA-ve janë shumë më të qarta tashmë veçse..

Sepse atë frikën që përmenda më sipër qe s’e kane Shba-te, te cilat kane nje liri toni me te madhe pasi s’kane kujt t’i japin « llogari » per deklaratat e tyre, veçse vetes se tyre. Konkluzioni që duam të them është që nese duam qe Europa te jete me « fut-hundese » ne Shqiperi, paradoksalisht, do te duhej qe Sali Berisha te ishte, si ta them, edhe me radikal.  Thene ndryshe , ai nuk eshte i atillë sa ç’do te duhej per ta nxjerre Europen nga vetepermbajtja e saj e tanishme. Me e mira, jam ironik sigurisht, do te ishte qe ai ta ndaloje shtypin e lire dhe zgjedhjet e lira, dhe vetem keshtu Europa do te kishte « casus belli », per t’i perveshur menget me Shqiperine.

 

G.B. – Nuk më duket tamam kështu, sepse ishte pikërisht Europa që nderhyri ndaj Hungarise dhe kryeministrit te saj Viktor Orban. Pse hesht me ne?

Shembull mjaft i mire ky qe jepni, por që me duket se illustron ate qe sapo thashe.  Çfare beri Orban me 2012? Vendosi te votoje me deputetet e Partise se tij Fidesz ligje qe jane ne kundershtim me legjislacionin demokratik europian. Filloi me Banken qendrore hungareze. E beri te varur nga egzekutivi nderkohe qe Europa e do te pavarur ; vazhdoi me ligjet mbi drejtesine, mbi mediat, mbi organzimin e zgjedhjeve deri tek kushtetuta te cilat i transformoi ose u perpoq t’i transformoi ne kundershtim te hapur me frymen dhe vlerat e vendeve te BE.

Prandaj Barroso i tha stop, sepse Komisioni pati mandat nga te gjitha vendet e BE-se per ta penguar Hungarine te hynte ne kete rruge amendamentesh legjislative qe e transformonin Hungarine ne nje vend autoritar ku i lihej pak shanse alternances. Shqiperia do te me thoni ju eshte dhe ku e ku me keq sesa Hungaria e Orbanit. Veçse « djallezia » e pushtetareve ne Shqiperi eshte se kane votuar nje legjislacion totalisht ne diapazon me vlerat e BE-se.

 

Ligje që nuk zbatohen, një hipokrizi më vete kjo…

G.B. – Sigurisht egzekutimi ne terren i ketij legjislacioni nuk eshte aspak i te njejtit kaliber, por aty Europa frenohet ne komente pasi jane subjektive, nderkohe qe vleresimi i legjislacionit eshte fare objektiv. Mbi ç’baza atehere mund te nderhyje Europa ? Une kam drejtesi te pavarur « ne deftere » siç m’a kerkoni ju, u thote europianeve Berisha. Dhe vertete sipas kushtetutes se Shqiperise nuk eshte kryeministri qe emeron gjykatesit siç donte ta bente Orbani ne Hungari.  Keshtu qe nese drejtesia dha nje vendim te favorshem apo te pafavorshem per njeren apo tjetren pale ne tragjedine e 21 janarit, ashtu si ne ate te Gerdecit, shkoni dhe pyesni drejtesine, ta prêt Berisha, sepse e di ai fare mire qe ne kete pike Europa eshte e paralizuar dhe nuk ka « mandat » te komentoje vendimet e drejtesise se nje vendi me legjislacion demokratik. Më kupto drejt Thano, per Europen pra kjo demokraci ne Shqiperi, ne Tunizi, a gjetke, edhe nese nuk eshte perfekte, ajo eshte funskionale sepse infrastrukurat, valvulat e demokracise qe jane fjala e lire, shtypi i lire dhe partite politike nuk jane nocione boshe por gjera konkrete.

 

Unë të kuptoj, por ajo që nuk kuptoj është kjo “apeloni” sepse është pak e hidhur eksperienca… Kur u vodh mandati i Tiranes, u dha e njejta “këshillë”: Shkoni apeloni ne gjykate. E futen ate vjedhje te pastër ne nje spirale gjyqesore derisa e lodhen popullin dhe drejtesia nuk u duk kund. Mandati u vodh. Kjo eshte drejtesia qe pranon Europa? Nuk mendon që është si shumë hipokrite per t’u pranuar? Dua të them, Europa ka përfaqësi këtu, të cilat populli i ka respektuar dhe i ka besuar. Ato e njohin situatën sepse kanë vite që janë këtu. Çfarë arrihet me “apelime”?? Në fund te fundit diktati apo ajo diçkaja qe shkaktoi vendimin e turpshem te shkalles se pare mund ta bej punen njësoj edhe ne shkalle te tjera. Ku eshte garancia ketu? Pse thone “apeloni” kur e njohim mire gjendjen e institucioneve dhe pse nuk investohen te eleminojne shkakun e kesaj gjendje: Sali Berishen në rradhë të parë, sistemi qe dikton qartazi ky zoteri, sistemin e tij të kapur nga frika dhe paraja. Ç’do te thote “apeloni”? Po me zemerimin popullor dhe padrejtesinë reale çfare ndodh? A mund te komandohen ato nga zyrat mijera km larg te Brukselit? Eshte e drejte kjo?

 

G.B. – Me kuptoni ; unë nuk po jap opinionin tim. Po perpiqem te interpretoje qendrimin e Europes qe sado ju duket i habitshem… Europa edhe kur e di qe zgjedhjet vidhen… Shiko, zgjidhja duhet kerkuar brenda Shqiperise, jo tek Europa. E thashe dhe njehere me siper. Brukseli (domethene Komisioni Europian) nuk ka tjeter tjeter mandat nga 27 vendet qe ai perfaqeson, veçse t’i permbahet ne deklarata respektimit te etapave te nje proçesi gjyqesor “alla perendimorshe”. Sepse dhe ne Shqiperi, ndertimi i sistemit te drejtesise eshte kopjuar nga Perendimi.

Ne qofte se Europa ju ka dhene nje autobuz te mire dhe vini nje shofer te dehur, mos e ka fajin ajo? Le te mblidhen pasagjeret e ta zevendesojne. Ju me reagimet tuaja jepni pershtypjen se doni t’i bini autobuzit.  Shikoni sa te komplikuar e ka Bruskeli pozicionimin karshi drejtesise se nje vendi edhe me te “çale” se Shqiperia, Ukraina. Ju kujtoj se aty eshte ne burg dhe per nje kohe te gjate , ish-kryeministria dhe kryetarja e nje partie te madhe te opozites, Julia Timoshenko. Si kujton opinioni? Me nje te rene te bilbilit Brukseli u thote gjykatseve shqiptare ” e di ç’keni ju, ai vendim per 21 janarin qe kot fare, ma beni gjyqin dhe njehere dhe i dua gardistet te denuar”.

Ai funksionar i Brukselit qe do te guxonte te bente nje nderhyrje te tille kaq trashanike ne praktiken e punes se Komisionit Europian, do te fluturonte menjehere nga karrigia. Konkretisht, a ka prova qe ata gjyqtare qe gjykuan 21 janarin  jane emeruar apo jo nga Sali Berisha? Nese po, atehere sistemi ka falimentuar sepse ai lejoka qe kryeministri te emeroje gjykatesa. Nje sistem i tille duhet ndryshuar me ndihmen e Europes. Por une nuk besoj se eshte keshtu. Une besoj se ai gjykates eshte emeruar ne menyren me normale, veçse ai ka rene nen presionin e pushtetit. Atehere, cfare t’i beje Europa kesaj? Nese na tradhetojne dhe vete njerezit tane, paçim veten ne qafe.

Nxirri nje kartmonedhe nje polici shqiptar qe te ka kapur me shpejtesi. Do e fusi ne xhep dhe ti, do te vazhdosh rrugen pa gjobe. Beje te njejten prove me nje polic gjerman apo francez. Te ve prangat. Merre te njejtin shembull dhe me gjykatesit. Arrin ne konkluzionin se vjen nje moment qe nuk eshte pune diktature siç e imagjinoni ju, por pune ndergjegje. Ne qofte se ai gjykates ka rene pre e presionit apo e joshjes se Sali Berishes, i tille do te jete dhe ai neser me nje pushtet te ri. Duhen vite te kemi jo vetem institucione te mira, por dhe sherbetore dinjitozë te shtetit. Te ishte demokracia e perkryer kaq kollaj, ajo do te ishte shtrire ne te gjithe globin sot.

Share This Article
6 Comments
  • une do te prisja ende para se te jem i sigurt per qendrimin e ri te SHBA ndaj Berishes. {diku lexova qe Poodesta hyn 25 here ne vit ne zyren e Obames. Ia gjejn anen ata qe ta paraqesin luanin si dele. E fundja Obama ose kushdo tjeter nga diku do marre nje raport nese do pyese ndonjehere cfare behet me keta katundaret e Shqiperise. E sigurt eshte qe Saliu si cdo pis tjeter neper glob eshte bere tashme mjeshter per te kapur “njerezit e raporteve”. eshte teknik e njohur per gjith ata qe vrasin populin e tyre. E shtyjne derisa u plasin zemrat njerezve pastaj vijn keta nga amerika si shpetimtar

  • Po e vuri para ndonje kete qelbesiren eshte vetem Amerika. As opozita shqiptare, e as BE-ja nuk kane takat te merren me nje vrases. Derri do plumb dhe kete e dine me mire amerikanet sot ne bote. Po hoqen dore dhe ata, mos u habitni qe te shikoni ndonje te derguar te Putinit te puthet me Saliun ne aeroport si dikur Enveri me kinezet

  • ne ne goje te ujkut hedhim vaaalleeee, lum o ti Parti qe na keeee 🙂 Autore teksti Mesila Doda, kompozitor Eduard Halimi, kendon Jozefina topalli.. cmimet “katundari i vitit antiamerikan” i ndaj Ssali Viciduli

  • BE eshte nje komunitet shtetesh qe skane asgje te perbashket dhe qe sbine asnjehere dakort, per kete une e shof BE-ne nje komunitet ne shkaterrim e siper, ndryshe qendron puna me SHBA, qe kane nje politike solide.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *