Prokuroria: Video e dhunës në Kuvend nuk është sekret hetimor

Bledar Lumani

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për shpërndarjen e videos së sherrit mes deputetëve në Kuvend.

Ajo thotë se hetimet kanë përfunduar dhe për këtë arsye video nuk përbën më secret hetimor.

Pra, ajo mund të publikohet.

Hetimi për procedimin penal që bën fjalë për ngjarjen e datës 10 korrik 2014, ka përfunduar.

Dosja pritet të dërgohet së shpejti në Gjykatën e Lartë.

Materialet e transmetuara në media nuk përbëjnë sekret hetimor dhe nuk kanë asnjë ndikim në procedimin penal,” kanë thënë burime të prokurorisë për “Panorama”.

Një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë u distancua nga shpërndarja e kësaj video.

Për këtë arsye përgjegjësia mbetet te prokuroria.

Por, kjo e fundit thotë se tashmë nuk ka asgjë të keqe që video të publikohet.

Share This Article
11 Comments
  • Naytrisht qe nuk eshte sekret hetimor.Ne nje vend vertet demokratik,video duhet te ishte
    treguar qe te nesermen e sherrit,qe mos te perfolej,por te dihej e verteta.Demokracia shqiptare tregon qe dobesite e saj,nuk qendrojn tek individi,Sala,Bala,Meta,Nano apo Rama,por nga mentaliteti dhe koncepti i demokracise ne pergjithesi.Gangsterizmin e deputetit Noka,nuk e perkrahen vetem halabaket,por edhe shumica intelektualeve!Dhe kjo eshte tragjike per shoqerine shqiptare.Denimi i se keqes ne rrallet e PS,nuk e dobeson,
    perkundrazi e forcon pushtetin e Rames.Ishte ky mentalitet i pararendesit te tij Berisha,qe mbrojti te keqen(vjedhjen e Ilir Metes) shkaku qe e rrezoi nga pushteti.Nese Berisha do te kishte denuar Meten,njekohesisht do shperbehej edhe koalicioni me LSI,gje qe do conte ne zgjedhje te parakohshme,ku PD sigura do fitonte bindshem.Por Berisha e ka te veshtire,
    mos te thuash te pamundur te dali nga lekuara e tij komuniste dhe mentaliteti tribal i provincjalit,megjithese ishte nje nga mjeket me te mire ne Shqiperi.

  • Po mire mo se nuk ka problem kjo pune..nje video eshte. Nje pyetje kisha :po videot e kryeministrise te 21 janatit per kater viktimat kur do transmetohen apo nuk kane perfunduar akoma hetimet?
    Jane ekzekutuar kater njerez ne mes te Tiranes…..EKZEKUTUAR po them ne te ashtuquajturen demokraci te nje vendi qe eshte anetar i NATO-s…flm per pergjigjen nqs ka.

  • NJE SUGJERIM per ju te viktimizuarit e grushtit.
    populli thot gjuha kocka s’ka e kocka thyen. po ky palo njeriu (apo deputet i thencin) qe dhe emrin me vjen krup t’ja permend, a e di ai, se ne si popull e njohim per goj hale. dhe ti qe e qellove ndyve doren me te, me shqelma do kish qene me mire.

    • Moj Prokurori mëndjedhi ? Mirë nga sekreti koefidencial nuk marke vesh po nga shpërdorimi i besimit të Kuvendit a mer vesh? Është njëlloj si shpërdorimi i detyrës shpërdorimi i besimit? Të drejtën e shpërndarjes e ka ai që ta dha videon jo ti që e more? Të drejtën e “autorit” apo të poseduesit a e di ti moj prokurori llapaqensh? Ah gënjeshtarë katundi ah? Dinakeri dhe ligësi katundare? Pa respekt!

  • O SA KENAQEM ME KETE VDJO KUR JAM E MERZITUR HAP KETE VIDJO DHE KENAQEM QE KETIJ PAPAGALLI JA KAN BER TURINJET PRSHESH

  • Videot e 21 janarit jane pare e sterpare neper TV atehere e tani. Jane pare cubat kokpalare ( si i quajti Ilir Meta )qe te paguar nga Tom Doshi i cili i shtynte nga pas, hidhnin gure e shkopinj mbi policine. Ne gardhin e Shtepise Bardhe nuk afrohesh dot e jo me te hedhesh gure. E pra vend demokratik me shume se USA nuk jemi.

  • Po sa rrahje deputetesh kemi pare dhe ne salla parlamentesh e le me pastaj neper koridore qe nuk eshte asgje e jashtezakoneshme.
    Por per PD-ne u be nami se e rrahen ate mistrecin Strazimiri qe e meriton me teper se aq.
    A nuk e pate si u rrahen deputetet shqiptare ne parlamentin maqedonas?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *