Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prokurorja Alma Muça në sitën e vettingut, KPK: Plotëson kriteret!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Prokurorja Alma Muça në sitën e vettingut, KPK: Plotëson kriteret!
KronikeLajmi i fundit

Prokurorja Alma Muça në sitën e vettingut, KPK: Plotëson kriteret!

Leda Hysa
Published January 10, 2019
Share
SHARE

Alma Muça, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet vettingut. Teksa hetimi është mbështetur në 3 kritere, rivlerësimi i pasurisë, figura apo dhe aftësitë profesionale, nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.

KPK ka theksuar se prokurorja ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Mes të tjerash thuhet se prokurorja disponon një depozitë bankare me një shumë prej 5 milionë lekësh të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015.

Ndërkohë, në verifikimet e bërë, KPK shton se Muça disponon dhe një automjet me vlerë 17 mijë e 500 euro, burimi i krijimit hua nga babai i saj dhe nga një shume prej dy milionë lekësh nga shitja e një makine të mëparshme. Po ashtu bëhet e ditur se prokurorja ka një apartament në Durrës 185 m 2, ndërkohë që 28 mijë e 182 euro janë në pronësi të mamasë së subjektit. Në vitin 2017 Muça ka marrë dy apartamente me sipërfaqe 96 m 2 dhe 32 m2 të trashëguar pas vdekjes së babit të saj.

KPK nënvizon mes të tjerash faktin se Muça është paditur me pretendimin se ka favorizuar ndryshimin e akuzës si dhe më pas një lajm tjetër u dha në media se prokurorja ishte pezulluar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se në ONM ka ardhur një denoncim lidhur me masakrën e Çoles në Vlorë, që konsiston tek mënyra e organizimit të punës prej prokurores Muça.

Teksa u ndal tek një nga kriteret e vlerësimit, KPK vlerësoi aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shton se ‘nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet’. Vet Muça gjatë fjalës së saj para KPK-së kërkoi konfirmim në detyrë.

l.h/ dita

Leda Hysa January 10, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?