Prokurorja Anila Leka kalon Vettingun, rikonfirmohet në detyrë

Ornela

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.

Komisioni e Pavarur i Kualifikimit konkludoi se prokurorja justifikon pasurinë dhe është e aftë profesionalisht. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe vetë Komisioni i Vettingut arritën në konkluzionin pas hetimit të thelluar, se Leka ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar. Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë“, thuhet në raportin e KPK-së për prokuroren Anila Leka.

Anila Leka është kandidate nga radhët e prokurorëve për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • PROKURORE E PERGJITHESHME.Ska asnje konflikt interesi se nuk eshte e martuar e ska as burre e as femije si tere krriminelet e politikes sistemit gjyqesor e bankar apo financiar qe te re femijet e likeve fullaneve berisheve tak òantave muòave baçave te gjithe te I N K R I M I N U A R deri ne gryke nga fevziu tek fullani nga xeni tek Ruçi ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *