Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj, ka qenë pjesë e një seance dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, përpara se KPK të shprehet në datë 3 maj për rivlerësimin e saj.
Komisioni është shprehur se ka kryer një hetim të thelluar administrativ për pasurinë e prokurores, e cila ka deklaruar një apartament 96 metër katrorë me vlerë 27 mijë dollarë, automjet, motor dhe llogaritë e saj bankare.
Në raportin e paraqitur nga ILDKPI në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit konstatohet se ka deklarim të saktë nga ana e Fatjona Memçaj, dhe se nuk ka fshehur pasurinë e saj.
Edhe sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, nuk ka asnjë problem lidhur me çështjen e prokurores.
Ndërsa në analizën profesionale, ndaj prokurores së Apelit në Tiranë ka dy denoncime nga qytetarët.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar se prokurorja ka qenë bashkëpunuese gjatë procesit të Vettingut, dhe vetë Memçaj gjatë seancës së sotme kërkoi rikonfirmimin e saj në detyrën e prokurores.
s.a/dita

Kane ardhe ne Tirane si konviktor e jane bere me 2 apartamente qe ne vitin 2004 e 9 makina?!?!
Qenkan te keputur fare.
Keto te komisionit paskan ngrene trute e gomarit.