Prokurorja e shkarkuar: Nuk jam korruptuar kurrë, mbështeta Vettingun

DITA Online

 

Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, ka reaguar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  e ka shkarkuar nga detyra.

Prokurorja, e cila ishte e pranishme në momentin e marrjes së vendimit është shprehur e pakënaqur, duke e cilësuar një vendim të padrejtë.

“22 vjet kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me mijëra kriminelë.

Kam qenë nga ato që kam thënë që duhet Vettingu”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Kurrë nuk jam e korruptuar, pastërtinë e figurës kurrë nuk e kam shkelur, më gjeni një dosje ku kam bërë shkelje. Do e apeloj vendimin.

Ku e mora pasurinë, kur nuk e kam shkel asnjëherë ligjin?

Jam përkushtuar punës, duke lënë fëmijët e mi të rriten vetë. Me sakrificë e kam blerë makinën, një llogari kursimi nuk e kemi.

Nuk e prisja, nuk ma ka marrë mendja se do shkarkohem si prokurore”, deklaroi prokurorja.

a.s/dita

Share This Article
8 Comments
    • Ku ka prokuror ne Shqiperi qe eshte i pakorruptuar. E pamundur. Keto masa kane te dimosdishme. Por vettingu duhet te shkarkoje ata gjyqtaret e apelit te shkodres qe u bene nje me kriminelet kuksiane qe sfiduan shtetin dhe dhunuan policing dhe shkatterruan nje prone pu like me blere 10 million euro.

  • E Po si thoni Juve kur. Denonj popullin.( Ligji. Nuk e njeh injorancen.)ne kete rast jeni ju qe gaboni.

    Ligji i barabart per te gjithe.

  • Ligji ,ne doren e maliqit,,,,,po jep prova te mira se po denon me plot te drejte garnizonin e maliqeve.
    BUKUR.

  • Apelo,askush nuke ka force te perdhose rrealitetin,apelimi eshte nje e drejte e juaja dhe kjo asqediskutohet.Mbase del e paster sikurse Luan Daci,qe megjithse ka abuzuar me pushtetin duke i sherbyer berishavicerve me shoke e shoqe,ky mije kenetash na doli i paster,kjo nje cudi?Jo,por nje “pasterti figure”si pampers i politikave bastarde ne gjygjesor.

  • Eshte perplasur me mijra kriminel ?!!!Dicka nuk shkon ! Sa me shume kriminel ne Shqiperi aq me shume prokuror te pasur !
    Si shpjegohet ? Si duket kriminelet “me mijra” qenkan nje thesar I madh per gjykatesit dhe prokuroret shume te pasur !

  • Zonja Prokurore :Ai qe ka te drejte nuk te jep para ,ti dhe koleget e juaj e dine shume mire , qe kriminilet ,jane te gatcem te paguajne mire ,bile do thoja shuma te medha maramendese.Sa me i larte eshte krimi aq me e madhe eshte shuma e parave.
    PS : Do beje mire te mos permendje kriminilet ,por te thoje qe drejtesia ne Shqiperi eshte dirizhuar me kujdes nga politikanet dhe eshte qelbur koke e kembe,brutalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *