Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, është konfirmuar këtë të enjte në detyrë nga vendimi i dhënë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Fatjona Memçaj ka deklaruar në ILDKPI një apartament banimi 96 m me vlerë 27.800 dollarë, makinë Vespa dhe llogari bankare.
Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e cilëson figurë të përshtatshme, vlerësim ky që i është shtuar vendimit për të qëndruar në detyrën e prokurores.
s.a/dita
