Refleksion pas konferencës së mbrëmshme për shtyp të njeriut më ogurzi të Shqipërisë që një ditë më parë u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miq dhe “armiq” të Shqipërisë! Nuk hesht dot! Dhe do t’u them edhe ca gjëra që ju mund të mos ju tingëllojnë mirë. Unë po i them, sepse jemi në një shoqëri të hapur dhe guximin për të thënë fjalën e lirë na e keni inkurajuar Ju.
Ai që na u hoq si engjëll në konferencën e djeshme të shtypit, nuk është ëgjëll! Ju besojeni po deshët, por unë nuk e besoj, si shumica e shqiptarëve. Unë them mos t’i besoni më këtij përbindëshi!
Jorgo Mandili
Nuk e kisha ndërmend ta shkruaja këtë promemorie, por kur dëgjova dje pasdite Sali Berishën në një konferencë shtypi, 24 orë pasi u shpall person non grata në SHBA, vura duart në kokë! Ky njeri, si asnjë i marrë në botën e sotme, i shpalli luftë AMERIKËS! Hodhi në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe shprehu bindjen se zoti Blinken do të dënohet për shpifje ndaj tij dhe familjes më të pakorruptuar të tij. Miq dhe “armiq” të Shqipërisë! Nuk hesht dot! Dhe do t’u them edhe ca gjëra që ju mund të mos ju tingëllojnë mirë. Unë po i them, sepse jemi në një shoqëri të hapur dhe guximin për të thënë fjalën e lirë na e keni inkurajuar Ju. Atëherë më dëgjoni!
Zotërinj të nderuar!
Trimëria e të pandëshkuarit të madh, të atij që shkatërroi Shqipërinë materialisht e moralisht, i ka ardhur edhe nga tolerimi juaj, që për hir të stabilitetit, shitët demokraci, duke i shtuar aksionet politike këtij përbindëshi, që ju pa diskutim e njihnit dhe e dinit kush ishte, nga kishte ardhur dhe çfarë bëri, sepse ishte i preferuari juaj.
Por, ju duke heshtur dhe e toleruar këtë individ destruktiv dhe nekrofil i hapët rrugën drejt vendosjes së një Diktaturë politike me tendenca fashiste si kompensim i anarkisë sociale-ekonomike si një “mallkim biblik” në historinë e Shqipërisë. Diktaturë politike, që na ka çuar në një dëshpërim të madh, në mungesën e shpresës dhe na ka kthyer në të pashpresë, duke përjetuar “tragjedinë shekspiriane shqiptare”.
Duke perifrazuar Sokratin e madh, dua t’u sjell në kujtesë një thënie të tij të famshme: “Mjerë ai qytetar që arrin në shkallë të fundit të dëshpërimit, e me qëllim që të shpëtojë, dorëzohet në mëshirën e perëndisë e të ligjeve te kusarëve!”
Ja pra ne shqiptarët u bëmë viktima të ligjit të kusarëve, (se viktimat e perëndisë i takojnë Qiellit), të atyre kusarëve “komunistë antikomunistë”, të inspiruar nga SALI- UI- realizuan synimin e tyre pas marrjes së pushtetit politik, morën edhe pushtetin ekonomik, përmes ANARKISË dhe DEGJENERIMIT MORAL, duke goditur dy “gurëqoshet” e themeleve të Demokracisë DITURINË DHE DREJTËSINË, me të vetmin qëllim – për të SUNDUAR!
E paparë në asnjë vend tjetër ish komunist. Pse vetëm në Shqipëri? -do pyesë me të drejtë ndonjëri, (pyetje, përgjigjen e së cilës do ta japë koha).
Fakt është që ne përjetuam një marrëzi, unikale në llojin e vet. Marrëzi shqiptare! Marrëzia si produkt i injorancës dhe anarkisë, është shkatërruese, duke lënë pasoja afatgjata. Siç ka ndodhur gjatë këtyre 30 vjetëve tek ne. Kjo marrëzi e kamufluar me demagogji dhe hipokrizi dhe e servirur si “DEMOKRACI” është forma më e sofistikuar e saj dhe më e rrezikshme se vetë marrëzia “sui generis”. Është TIRANI E MASKUAR!
Duke shfrytëzuar gjendjen dhe kushtet materiale të njerëzve, duke njohur edhe psikologjinë e shqiptarit dhe mentalitetin feudal të shumicës së tyre që zbarkuan nga zonat rurale, kusarët tanë ofruan rrugën më të mundshme e më efiçente, ku të gjithë të ishin “fajtorë, e të mos merrte “vesh i pari të dytin”.Kjo rrugë ishte ANARKIA! Një diktaturë tjetër kjo më e rrezikshme se ajo proletariatit, se ishte e pakontrolluar. Me një strategji të qartë e të mirëmenduar. Ndoshta të projektuar apo inspiruar diku tjetër. (Le t’ia lemë këtë dyshim historisë.)
Ju kujtohet “Terapia e shokut” dhe “Çeku i bardhë”? Ato ishin “buldozerët” e tyre, që rrafshuan gjithçka ishte ndërtuar e ngritur me punën, gjakun e djersën e popullit, për 45 vjet, shkatërruan në emër të “antikomunizmit”.
Njerëzit i lanë të lirë, në mëshirën e një të ardhme të panjohur, në të cilën ata duhet të gjenin strategji të reja për të jetuar. Gjithçka rrëmujë. Vepronin ligjet e xhunglës. Kishe frikë për çdo gjë. Shteti nuk ekzistonte. Pati dhunë, shkatërrime pronash, shkatërrim i vlerave arsimore, kulturore e artistike. Në të gjitha fushat. Në emër të “antikomunizmit”, Teoria “zero”. Gjithçka do bëhej e re si në Amerikë, Francë, Angli, Gjermani. Me një fjalë përpara drejt shfarosjes të të gjitha vlerave materiale e morale të komunizmit, për ta bërë “Shqipërinë si Europa”.
Ishin vitet, e shijimit të lirisë pa fre dhe injorancës, të shpërfaqjes së emocioneve dhe instikteve dhe patjetër edhe të një naiviteti në perceptimin e lirisë individuale. Ajo kohë ishte liri për ujqërit, liri pa ligj; liri për të dominuar të tjerët… Një xhungël e vërtetë, ku jo ne, por ata të fortët, pushtetin, pasurinë, politikën e gjithçka që ekzistonte në Republikën e Shqipërisë, e trajtuan si pronë të vetën, e uzurpuan dhe e privatizuan duke abuzuar me vlerën reale të uzinave, fabrikave, punishteve, pronave publike, institucioneve e gjithçka tjetër që lidhej me to, nëpërmjet djegieve, shkatërrimeve e falsifikimeve të dokumenteve për tjetërsimin e pronësive.
Nga leckamanë, akumuluan për një kohë relativisht të shkurtër, nëpërmjet vjedhjes, korrupsionit dhe abuzivizmit aq pasuri marramendëse sa që do t’ua kishin zili edhe shumë biznesmenë të suksesshëm të botës perëndimore, që kanë një jetë të tërë, por që kanë pasur edhe trashëgimi.
ME NDIHMËN TUAJ …
Idealet e demokracisë që na u servirën të shkëlqyera për bukurinë dhe harmoninë e tyre, u përçudnuan nga ata me ndihmën tuaj, paligjshmëria është thelluar nga ata dhe me ndihmën tuaj; vota e lirë është vjedhur nga ata dhe me ndihmën tuaj,që nën trysninë e instiktive ataviste para arsyes e ligjit, që nën trysninë e leverdive vetjake para përgjegjshmërisë publike e çuan këtë vend jo vetëm në ANARKI, por edhe në PADITURI.Edhe këtu të qartë ishin në strategjinë e tyre për të SUNDUAR!
Po ju kujtoj fjalët e një burri të rrallë, një aristokrati të ligjit, frymëzuesit të Kushtetutës Amerikane, i referuar nga revolucionaret dhe kundërrevolucionaret francezë, fisnikut feudal – Monteskje: “Në epokën e paditurisë nuk vihet asgjë në dyshim, madje as atëherë kur bëhen gafat më të mëdha; në epokën e diturisë dridhemi edhe atëherë kur veprojmë siç duhet.”
Kur mbaron së lexuari këtë thënie të Monteskiesë, e kupton se pse klasa politike, të gjitha qeveritë, si të djathta dhe të majta gjatë këtij tranzicioni nuk realizuan reforma radikale për një arsim të ri cilësor që të përballonte sfidat e kësaj shoqërie të re ku pretendojmë të aspirojmë. Ata me ndërgjegje e mbajtën shoqërinë në nivelin e shkollimit (analfabet funksional), thjesht për ta sunduar më lehtë sepse: “Arsimi e bën një popull të lehtë për ta udhëhequr, por të vështirë për ta sunduar, të lehtë për t’a qeverisur, por të pamundur për ta skllavëruar!”( Lordi Braungham )
Jo më kot ata goditën arsimin dhe moralin që janë “mendja dhe shpirti i një shoqërie moderne”. Asnjë organizëm nuk mund të quhet i shëndetshëm, nëqoftëse ka defekte në mendje dhe deformime në shpirt. Kështu ndodh edhe me shoqërinë:një arsim i çartur dhe një moral i deformuar e çojnë shoqërinë në krizë institucionale, ekonomike, politike, administrative, por mbi të gjitha e bëjnë skllavëruese, despotike dhe të pamoralshme.
Ky ishte edhe synimi i projektit të kësaj klase politike – jo shtet i së drejtës me qytetarë të formuar me normat dhe standardet e demokracisë, të cilët e konsiderojnë shërbimin për shoqërinë si problemin më madhor të jetës së tyre,por një despotat oriental me “individë standard, pa origjinalitet personal dhe pa qëllime personale… shtetas të nënshtruar, servilë ndaj regjimit që çon në shkatërrimin e idealit…Prandaj Arsimin dhe Moralin, i lanë në mes të Asgjësë: pa strategji e reforma substanciale për ta ndryshuar, pa mjete financiare të domosdoshme për këto reforma, madje pa kurrfarë filozofie, qëllimi apo misioni për “gjeneratën tjetër”, madje pa vullnetin politik për një Arsim dhe Moral të Ri. Edhe e sotmja, po kaq e tradhtuar si e djeshmja. Pa të ardhme…Nuk dimё se çfarё nxënës e studentёsh formojmё, pёr cilin treg i formojmё, sa i pёrgatisim pёr punёsim, nuk e matim dot. E keqja ёshtё nё menaxhimin e arsimit tё lartё nё kёtё 30 vjet si nё publik, edhe nё privat… nuk arritëm dot tё pёrballemi me sfidat e ndryshimit! Me bollëk vazhdojmë të nxjerrim disa sharlatanë me diplomë që janë përhapur si metastazë në të gjitha institucionet e shtetit dhe qelizat e shoqërisë… besoj e keni parë nivelin e tyre në presidencë, parlament, qeverisje, gjyqësor, universitete, administratë etj.
Jo pa qëllim ka qenë dhe mbetet menaxhimi politik i arsimit me emërimin e ministrave që kryesisht kanë qenë dhe ende janë individë të rëndomtë, që merren më tepër, me anën teknike se sa substanciale. Pa vizion për të hartuar e menaxhuar të ardhmen e gjeneratës së re me politika vizionare, pa strategji të qarta dhe platforma konkrete, jo vetëm për arsimin, por edhe për kërkimin shkencor. Individë pa integritet profesional e mbi të gjitha servilë të kryeministrave të rradhës.E dhimbshme por e vërtetë për gjithë sistemin tonë arsimor! Dhe dramatike për të ardhmen e gjeneratës së re dhe shoqërisë demokratike.
DREJTËSIA …
Të njëjtën strategji si Arsimi, zbatuan edhe për Drejtësinë. Ndërtuan një sistem drejtësie të korruptuar e të pashpirt, një sistem grabitqarësh, pa nder e moral, kusarë dhe vrasës. Edhe këtu ishin shumë të qartë e të ndërgjegjshëm!Ngritën një sistem gjyqësor që të ishte “bunkeri mbrojtës” i kusarisë dhe makutërisë së tyre. Për të instaluar PADREJTËSINË, atë padrejtësi,që i mbrojti nga vjedhjet, vrasjet, korrupsioni, atë padrejtësi që çoi në vetëgjyqësi dhe dëshpërim të qytetarëve, atë padrejtësi që çoi në shpopullim dhe largim të investitorëve dhe, projekti ishte gati.
Rekrutuan në sistemin e drejtësisë fshatarë të pagdhëndur që me një kurs plepash (plepistët), i emëruan gjyqtarë e prokurorë.Krejtësisht të paaftë e për rrjedhojë, servila, të frikësuar,të përdorshëm me lehtësi që, vendimet t’i merrnin sa hap e mbyll sytë, me po atë lehtësi që nxirrnin “qurrat prej hunde dhe pastaj i fshinin në prapanicat e tyre”…Sa njerëz kanë “vrarë ” vetëm me një të rënë të çekiçit për pronat?Sa individë kanë futur në gjakmarrje duke i hapur rrugë vetëgjyqësisë? Sa kriminelë, vjedhës, përdhunues kanë liruar apo i kanë lënë në arrest shtëpie? Sa shpirtëra kanë plagosur duke mos u dhënë drejtësi? Kujtoni masakrën e Gërdecit; kush u dënua? Sa u dënuan? Pse u zhdukën dëshmitarët? Po prokurorët? Sa dosje kanë mbyllur kundrejt parave apo politikës? (Rasti më flagrant 21 janari, si u zhdukën provat?) Sa hetime të pavarura ka ndërmarrë prokuroria? Sa kriminelë e hajdutë i kanë nxjerrë të pafajshëm, kundrejt pagesave të majme? Në bodrumet e “bunkerit” të drejtësisë flenë mijëra e mijëra dosje. Vetëm ky fakt tregon për një padrejtësi, ndoshta unikale në llojin e vet. Nuk përjashtohet edhe kontributi real i avokatëve në këtë padrejtësi. Avokatët janë bërë pazarxhinjtë më të mëdhenj. Nëpërmjet tyre realizohet korrupsioni më galopant në drejtësi. Pavarësisht denoncimeve, asnjë masë, asnjë ndëshkim! Asnjë sistem kontrolli mbi vendimet e marra. Sistemi ishte ndërtuar në mënyrë të atillë që qarku të mbyllej në Presidencë, ku presidenti si kryetar i KLD me shpurën e tij vetë propozonte,vetë miratonte dhe po vetë dekretonte. Vetëm në presidencën e “Nishanziut” janë emëruar 170 prokurorë e gjyqtarë. Ata u bënë “gjykatës perëndie”, kur në fakt na dolën kanibalë drejtësie e m… me vulë. Ecuria e deritanishme e procesit të vetingut nxori në pah sesi shumë gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar në kohën e këtij tranzicioni, dolën jo vetëm të korruptuar, por edhe injorantë.Makutëria e tyre nuk ka njohur kufi! Me paratë e gjakun e të pambrojturve këta fshatarë të pagdhëndur, të fryrë si kacek nga jashtë e bosh nga brenda, arritën për një kohë të shkurtër të bënin pasuri përrallore duke ndërtuar luksokracinë e tyre, në garë me njëri-tjetrin dhe me vetë politikanët. Pa hidhni një sy përfaqësuesve të akuzës dhe të së drejtës, madje edhe të atyre të mbrojtjes. Të veshur bukur, me të tëra salltanetet, orë e unaza floriri, syze firmato e kostume,parfume klasi. Me gjithë kuptimin e fjalës persona që nga jashtë shkëlqejnë shumë, por nga brenda m… me vulë.
Si mund t’a bënin gjithë këtë pasuri, me rrogat dhe për një kohë të shkurtër pa bekimin e politikës Llallët e Gjingjonët? A e patë këtë shpurë sharlatanësh të padrejtësisë kur u vetuan? A u bindët se çfarë monstrash na bënin drejtësi – padrejtësi? Të pështirë, qarramanë të paburra, të pshurrur, se të tillë formim kishin.Vulgarë, të pakulturuar, arrogantë, gojëndyrë, imoralë, mendërisht impotentë. Intelektualisht në “menopauzë” , gjenetikisht të paaftë për t’u bërë personalitete. Më afër ” humanoidëve” se njerëzve. Grabitqarë! Kanibalë të drejtësisë! Kusarinë e ngritën në sistem. Poshtërsia ishte “demoni” i tyre!
Nuk kanë gjykuar, por kanibalizuar! Misioni i tyre nuk ishte gjykimi, drejtësia, por padrejtësia, paraja!Prandaj dhe abuzonin me ligjet, shpërdorohen me detyrën! Ligji i të ” fortit”në fuqi!
“Do të ishte mirë që Zoti t’i kishte pajisur edhe me një bisht si atë të kalit që të lëvizte sa andej këndej, djathtas e majtas, si elbaze, për të shpërndarë mizat që të mos i pickonin kur të flinin ose kur kryenin detyrën e gjykatësit pasi këtë punë e bëjnë duke fjetur…” (Sokrati)
Nuk jua them dot të gjitha në një promemorie. Do të ulem me siguri të shkruaj për këtë person që na u hoq si engjëll në konferencën e djeshme të shtypit! Ju besojeni po deshët, por unë nuk e besoj, si shumica e shqiptarëve. Unë them mos t’i besoni më këtij përbindëshi!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Qendrimi me poshterus qe felliqesira e zeze e kombit hedh ne gjyqe ameriken kerkon ti veje minat mikut te madh te shqiperise por jo nuk i ha ne njeri brockullat e tua o ipa fytyre qe vetm shqiptar sje keto jane fillemet e krimeve qe ke bere urrejtja e shqiptareve do bjere mbi ty se me ne fund tu zbulua fytyra e felliqur tende dhe e gjithe rrjetes se merimanges shqiperia do eci me e forte se ka miqe qe ndokush i ka zili Spak duhet ta groposi kete kerme se po qelb dynjane
Faleminderit z. Mandili per mendimet e shprehura ne shkrimin tuaj. Ndaj te njejtin opinion me ju ne kete ceshtje dhe shpresoj se edhe ajo pakice e popullit shqipetar, pertej dhe andej kufirit, qe verberisht e kane mbeshtetur S. Berishen ne vepren e tij destruktive ti therresin mendjes, ti hapin syte e te shohin realitetin ashtu sic eshte.
Better late than never (Ma mire vone se kurre): me ne fund pas 25 vjetesh edhe Amerika e “denoncoi” Berishen, “aleatin” e saj te zgjedhur, I cili ishte piketuar per te vendosur “shtetin demokratik” ne Shqiperi.
Duke analizuar si kane rrjedhur ngjarjet nga viti 1990 e deri me sot konkluzioni eshte I qarte se ish presidenti Sali Berisha eshte nje nga politikanet me negative qe I ka sjelle demet me te medha Kombit Shqipetar (Shqiperise dhe Kosoves). Veprimtaria e tij antikombetare eshte e krahasushme me vepren e tradhetarit Esat Toptani. Pse?
1. Ai erdhi ne pushtet me perkrahjen e grupeve politike extremiste e konservatore te perendimit, nen petkun e antikomunizmit, dhe me mbeshtetjen e bandave dhe elementeve negative te te ashtuquajtures parti demokratike (PD). Kudo qe shkonin bandat e Saliut, te udhehequra nga “gjenerali I tij” primitivi Azem Hajdari, vrisnin digjnin dhe shkaterronin (kujtoni vrasjet e 2 Prillit 1992 ne Shkoder etj).
2. Me marrjen e pushtetit ata shkaterruan shtetin shqipetar qe ishte nje investim mese 50-vjecar i Shqiperise dhe I popullit shqipetar:
– Emeruan ne organet e policise hajdute dhe burgaxhinj dhe liruan nga detyra officeret profesionale. Po keshtu e kthyen SHIk-un, me Gazideden shef e besnik I Saliut, si gestapua e Hitlerit.
– Vune ne drejtimin e ushtrise ushtarake anonime, militantet e PD, u neglizhua dhe u la pasdore ky digaster I rendesishem, qellimisht me goditje afat gjate, per te ulur aftesine mbrojtese te vendit.
– Paralizuan sistemin juridik duke hequr nga puna juristet me shkolle dhe punesuan ata me kurs 6-mujor (nga kursi I plepave ne Durres)
– Nen demagogjine e “cekut te bardhe” dhe “ndihmave pa fund nga perendimi” zyrtaret nallbane e te paskrupullt te Sali Berishes e Aleksander Meksit (ish kryeminister) nxiten shkaterrimin dhe paralizimin e cdo hallke prodhuse ne Shqiperi
– Futen korrupsionin ne cdo qelize te shtetit dhe shkaterruan edhe dy nga arritjet me te spikatura te sistemit komunist: aresimin dhe mjekesine shqipetare. Njerez pa shkolle te mesme ne kete kohe mund te mernin (me para ose pression) edhe dy diploma universitare.
– Shkaterruan etiken dhe marredheniet ne institucionet shteterore dhe e kthyen parlamentin shqipetar me nivel me te ulet se nje teatro apo cirk endacakesh. Te vinte ndot te degjoje ligjiratat vulgare e banale te bandes se tij dhe te vete kreut te PD S.Berishes ne parlament apo debate televizive.
3. Pas humbjes ne referendumin e Kushtetutes (viti1994) Saliu, ashtu si despotet e Afrikes e te Arabise, filloi te angazhonte policine e shtetit dhe bandat e e Azemit ne menyre qe te fitonte cdo zgjedhje lokale apo parlamentare me rezultat mbi 70%.
– Rrahen dhe gjakosen komisioneret dhe figurat politike te opozites ne zgjedhjet parlamentare, me 26 maj 1996, sa pataksen (tmerruan) edhe padronet e partneret e tyre perendimore e lindore.
4. Me qellimin djallezor, per te xhvatur deri ne palce parate dhe pasurine e shqipetareve, lejuan dhe perkrahen firmat piramidale. Edhe pse organizmat nderkombetare si FMN i keshilluan ti bllokonin ato, Berisha dhe Meksi nuk denjuan te degjonin por I stimuluan firmat piramidale deri sa populli humbi miliona dollare dhe erdhen revoltat ne Janar te 1997.
5. Ne kushtet kur gjithe vendi u zhyt ne kaosin e revoltave, ne Shkurt-Mars te 1997, Berisha dhe Meksi, ne vend te kerkonin falje per kete krim ekonomik qe I bene popullit, mblodhen parlamentin ne gjendje shtetrrethimi, pa asnje deputet nga opozita, dhe rizgjodhen Saliun president. Pra le te digjej Shqiperia por Saliu e banda e tij te mbante pushtetin.
6. Akoma me zi, ky president I vetezgjedhur, I dha urdher ushtrise, shikut dhe “forcave vullnetare” te mobilizuara me para nga veriu, qe te sulmonin dhe neneshtronin revoltat ne juge te Shqiperise. Pra “kreu I shtetit” ligjesoi vellavrasjen veri-juge dhe djegjen e Shqiperise.
Rezultati dhe pasojat e kesaj qeverisje te papergjegjeshme ishte fatal per Shqiperine: shteti falimentoi, ekonomia shkoi ne zero dhe me qindra njerez humben jeten duke vrare njeri tjetrin ne kushtet e anarkise totale. Fale nderhyrjes nderkombetare, megjithese u beme qesharake ne sy te gjithe botes, shpetuam nga katastrofa totale.
Ashtu si shkaterroi Shqiperine S. Berisha e demtoi me sa mundi edhe çeshtjen e Kosoves.
– Burgosi ne Shqiperi udheheqesit e luftes se Kosoves.
– Furnizoi me nafte Serbine e Milloshevicin ne nje kohe kur ai vriste Boshnjaket dhe persekutonte kosovaret.
– Mbeshteti qeverine kolaboracioniste te Ibrahim Rugoves, ne ndihme te interesave te Milloshevicit, dhe e quajti UCK publikisht organizate terroriste dhe marksist-leniniste.
– Me te gjithe fuqine e tij u çorr e deklaroi se delegacioni Kosovar nuk duhet ta firmose deklaraten e Rambujese. Ishte mese e qarte se mosfirmosja e kesaj deklarate ishte mbeshtetje e regjimit gjakatar te Milloshevicit.
Te gjitha keto veprime ishin kunder interesit te Kosoves dhe kunder rekomandimeve te shteteve apo politikaneve me influence nderkombetare qe ndihmonin Kosoven dhe Shqiperine ne kete ceshtje kaq delikate dhe themelore per kombin shqipetar.