Promo- Çilizimi

redaktor

Që Dasara, mbesa e Saliut boton një libër, nuk ka asgjë të keqe. Presupozohet se jetojmë në një vend të lirë dhe mundësitë e shprehjes së talentit duhet të ekzistojnë për të gjithë, pa paragjykuar askënd. Dasara beson se ka një talent dhe e hedh në treg për të marrë pas vlerësimin e publikut.  Mëse normale. Askush nuk duhet paragjykuar.  Aq më tepër  sepse shkruan një libër. Për më tepër kur është hera e parë. Vajzës së re Dasara unë i uroj të ketë sukses në fushën e letrave, nëse ky është vërtet pasion i sinqertë i saj. Tek e fundit, libraritë i kanë raftet  të mbushura me lloj-lloj librash, me dhe pa vlerë,  dhe maksimumi i rrezikut është që t’u shtohet edhe libri i Dasarës në këtë kategorinë e fundit.  Kaq. Por ajo që më ” hap barkun” në këtë histori është Henri Çili. Po, përsëri ai,  i kudogjenduri.

Çilizimi në përzgjedhje

Henri organizoi promovimin e librit të mbesës së Saliut (jo të Dasarës) në Universitetin Europian të Tiranës! UET është një universitet me emër relativisht të mirë dhe një CV të pasur në promovime librash të autorëve të njohur për publikun shqiptar. Mund të ketë ndodhur vërtetë të ketë qenë libri i parë i autorit të promovuar, por,  në çdo rast, bëhej fjalë për dikë që është i spikatur në një fushë të caktuar, qoftë politikë, kulturë, art apo tjetër. A bën pjesë Dasara në ndonjërën nga këto kategori? Mesa di unë, (dhe pyeta edhe vërdallë), sigurisht që jo.  Gjithmonë ( mos o Zot!)  nëse nuk quajmë “spikatje në fushë të caktuar” faktin që është mbesa e Saliut!

Pra, vetiu mua më lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje: E bëri se autorja është shkrimtare e njohur? Jo. Rezulton që është libri i parë i saj. E bëri se i pëlqen letërsia e çfarëdo niveli? Mund ta sponsorizonte promovimin në PUB-in e lagjes më të afërt për qejfin e vet.

UET është një institucion arsimor që, si i tillë, ka misionin klasik të kultivimit të shijeve të mira për studentët e vetë dhe një publik më të gjerë se aq. Ai, nën licencën e Ministrisë së Arsimit, nuk ka të drejtën e pafundme të bëhet foltore apo agjitator i çfardo soj ideje të aksionerit të tij. Sepse, në këtë rast, do të shpërdoronte aksesin e përfituar nga shteti shqiptar si një e mirë publike. Henri Çili nuk ka se përse të shpërdorojë logon UET të financuar për tjetër mision nga mijëra familje të studentëve ndjekin universitetin UET. Dhe ata e kanë përzgjedhur këtë universitet për emrat e ndritur akademikë që e përfaqësojnë denjësisht, jo për Çili-Dasarat.  Licenca UET duhet mirëpërdorur, jo keqpërdorur nga askush, qoftë ky aksioneri.

E bëri sepse libri ia vlen? Dyshoj që ta ketë lexuar në ato pak minuta të tranzitit nga studio në studio.
Por edhe në rast se e ka lexuar, ka vend pyetja tjetër:

A do e bënte të njëjtin  promovim për një autore të re, që boton librin e parë, nuk rezulton e spikatur në asnjë fushë dhe  nuk është mbesa e Saliut? Sigurisht që jo. Pse e thënë me siguri kjo? Sepse nuk e ka bere deri me sot.

P.S. Kam një pyetje Henri :

Është një 17 vjeçar në Gërdec ,që ka shkruar një libër me poezi  kushtuar ëndrrave rinore, po nuk ka të ardhura mjaftueshëm të bëjë promovimin e librit sepse është jetim, ngaqë prindërit iu vranë në shpërthimin e fabrikës së dajos së Dasarës. A do e ndihmosh Henri?

Çilizimi i botimeve

Për fat të keq, nuk është vetëm i Henrit faji. Shtëpitë botuese janë kthyer në “thjesht shtypshkronja”,  mëditëse  të parave ngado që ato vijnë. Dhe kanë braktisur si një lëkurë demode  misionin e vërtetë të promotorit të kulturës dhe letrave të zgjedhura. Kane braktisur për fare “cipën” profesionale, që e dallon këtë biznes nga ai i riciklimit të letrës. Kanë harruar misionin e ndriçimit të mendjeve që e ka mbajtur  këtë biznes sqimatar  denbabaden. Fatkeqësisht, sot botuesi  nuk mallëngjehet më nga lëçitja me një frymë e dorëshkrimit të autorit brilant, por nga peshimi me një vështrim i xhepit të autorit, qoftë ky edhe me mediokri i botës.

Shtëpitë tona botuese bëhen kështu kontribuueset më të mëdha të fabrikave të riciklimit të letrës, ku tirazhi i këtyre botimeve do përfundojë pas stazhit të pluhurosjes nëpër magazina.

A nuk duhet të jenë  shtëpitë botuese që u blejnë të drejtën e botimit shkrimtarëve dhe jo shkrimtarët që u blejnë botimin shtëpive botuese? Epo si mundet kjo të jetë si në gjithë botën?!

Ne kemi versionin tonë të gjërave. Ne kemi Çili-version.

Share This Article
4 Comments
  • Ky Cili ose Qili esht nja katunar i ardhur nga malet e labinotit qe promovon monstra si kjo pinjollja berisha dhe monstra te tjera si ajo Grigja qe vetem libra nuk din te shkruajn,sepse nuk din te lexojn paraprakisht. Pun qivacesh e kurvash me nji fjal.UET esht universiteti me rrumpall ku te gjith diplomohen.

  • Kam ndegjuar edhe per nje Naim Cili mos jane gje i njejti? Te gjithe keta nje fytyre kane dhe kjo eshte rruga e vetme per te ecur, per te fituar para; te lepijne, te shgerryhen ne cdo lluce, te puthin cdo dore(dhe b…) qe u jep fitim, Qellimi madhor. Ct’i besh ky eshte morali i dites.

  • Naimi ose Naja edhe diplomen e shkolles se mesme e ka te fallsifikuar.Kerkojani dhe do te shikoni cfare ka bere.Pyeteni ku e ka bere shkollen e mesme? Ne c’vit e ka filluar e kur e ka mbaruar? Gjithsesi m.q.s e kam nga ana ime po i kujtoj shprehjen e urte qe kemi ne:
    Katunar 40 lekure qytetar nuk bahesh kurre.
    PS.Nga Naim Cili prej Labinoti qe gomarin e kulloti

  • Bythëlëpirje e stilit Çili !? Stili çili është modernizëm i lindur nga shpellarizmi ! Shpellarizmi e ka origjinën në viçidol. Viçidoli eshtë fshat me dyndje serbe nga uralet ne shekullin e 6-të e kështu me radhë. Botojeni ju “dita” këte që ju thashë se jane dije qe me burojnë nga padija ku e ka cuar saliu ketë vend…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *