Promovohet sot, libri “Naim Frashëri, “Apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve Kujtim Boriçit & Nuri Çuni

Ornela

-Vlerësime për librin nga akademik Xhevahir Spahiu dhe prof. Nasho Jorgaqi-

Sot në orën 11:00, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë (Salla ‘Unesco’), bëhet promovimi i librit “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve Kujtim Boriçi e Nuri Çuni. Libri përmbledh kumtime të sesioneve shkencore, aktivitete të shumta në kuadër të “Viti i Naim Frashërit, 25 maj 2020 – 25 maj 2021) dhe punime të vetë autorëve. Në këtë eveniment, marrin pjesë studiues të letërsisë, akademikë e historianë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore.
* * *
Naimi si vetë Naimi… Befasia
dhe vlerat në një libër interesant

Akademik Xhevahir SPAHIU

Më duket çudi një libër i tillë në “Vitin e Naimit”, nuk ma priste mendja, por ja që u bë. Një libër (“Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”), me përmasa të mëdha, jo nga faqet, por gjithë tematika e brendia e mrekullueshme e tij. Falënderoj autorët Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni, të cilët me nismën e tyre grumbulluan dhe sistemuan një material të pasur njëvjeçar, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare. Se aty është vet Naimi ynë i paharruar. Naimi që mbrojti shqipen, e lëvroi këtë gjuhë, siç ai e shpreh bukur, qartë dhe saktë, ‘Gjuhë Perëndie’. Gjuha shqipe është burim i pashtershëm i gurrës popullore, të gjuhës së thjeshtë të popullit tonë. Naimi shprehet:
„…Pa shihni ç`gjuhë e mirë!/
Sa shije ka hije!/
Ç`e bukur, edh` e lirë./
Si gjuhë Perëndije!
Naimi mësoi gjuhën shqipe në teqenë e Frashërit me vëllezërit e tij, Abdyl dhe Sami, nën kujdesin e baba Alushit, vizionar, që jo vetëm i edukoi me frymën bektashiane e atdhetare tre vëllezërit, por i çoi në ‘Zosimea’ të Janinës, ku morën kulturën e Lindjes dhe të Perëndimit, u shkolluan dhe u bën njerëz të mëdhenj të kombit tonë. Pra tre vëllezërit Frashëri, kishin lindur me pishtar në dorë. Ata i dhanë frymë Shqipërisë. Abdyli, Naimi, Samiu, farkëtuan ‘Zgjimin e Madh’. Nuk ishte zgjim i një njeriu a një katundi të shkretë, po zgjim i përflakur dhe dramatik i një kombi të tërë. Naimi ishte promotor i këtij zgjimi; me veprat e tij të njëpasnjëshëm i dha frymë kombëtare. Prurja e madhe në veprat “Bagëti e bujqësi“, “Historia e Skënderbeut“, “Lulet e Verës“, “Qerbelaja“, Fletore e Bektashinjve“ e, në çdo rresht e fjalë të tij…
Gjuha jonë është një nga më të moçmet në Europë. Pra, kjo pasuri që e kanë trashëguar shqiptarët me bekim prej Naimit, është pasuri për njerëzimin. Naimi, duke shpëtuar shqipen ka shpëtuar një pasuri të rrallë që është e rëndësishme për kulturën botërore. “Gjuhë gjeniale”, sipas Robert d’Angeli. Naimi thoshte se shqipja është “Gjuhë Perëndie”. Libri që kemi në duar, jep një mesazh të madh për të gjithë ne, për të ruajtur traditën dhe vazhdimësinë e gjuhës shqipe, Naimi si vetë Naimi.
Merreni, lexojeni dhe ruajeni këtë libër si pasuri për brezat…

Thellësia naimiane në librin e Boriçit dhe Çunit…

Profesor Nasho JORGAQI

Libri “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni që kemi në duar, është i një përmase të veçantë dhe sjell risi, sjellë një mesazh të ri: “Vepra naimiane në opusin e saj të madh nuk shterret kurrë”. Ajo, ruan të njohura dhe të panjohura, si në vet mistikën e thellë e pafund dhe paanë!” Konsiderata e mia për këtë libër që po e lexoj me vëmëndje para se të printohet, janë të shumta, por desha të thosha së pari se autorët e njohin mirë anën teorike, historike, kërkesa këto, që janë gjëra shumë të mira tek një stjudues. Libri ndërkohë i shërben dhe është inkurajues për lexuesin, për të njohur sa më mirë botën shpirtërore dhe i dealet e Rilindjes. Ajo çfarë tërheq në kompleks e pasqyrohet në këtë punim, është formimi i autorëve dhe se kanë njohur çfarë është më tej në këtë studim. Libri që del në “Vitin e Naimit”, për Naimin, është impresionues. Libri ka një këndvështrim të gjerë, në gjithë arerialin gjeografik shqiptar dhe ballkanik. Ai sjellë seri të shumta të aktiviteteve dhe veprimtarive: konferenca shkencore, studime, shkrime, botime, ekspozita fotografike “Ti Shqipëri me jep Nder..” etj.
Pata fatin e madh të marr pjesë në çeljen e “Vitit të Naimit”, takimin me poetët, i dhurova Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënimet e mija të vitit 1985, “Në Stamboll te Naimi”. Këto shënime, që u botuan në libër të veçantë, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, më sollën një kënaqësi shpirtërore dhe i jam mirënjohës, për punët e mira që bënë ai për bektashizmin dhe theksoj se: “Me këtë vepër, ushqehemi shpirtërisht dhe ecim në rrugën që na hapi dhe pasuroi shpirtin naimian. Rrugën që na dikton, si dhe porositë e poetit të shenjtë, kryekëngëtari i papërsëritshëm i bektashizmit, Naim Frashëri.”
Naim Frashëri është kryebektashiu, i cili la gjurmë në historinë e letrave shqipe dhe frymëzues i doktrinës bektashiane (që e shpalos qartazi në librin e madh “Fletore e Bektashinjve”) për shqiptarët dhe ai mbetet në studimet e autorëve të huaj dhe vendas, “Naimi dhe bektashizmi”. Bota letrare e tij është e shumëplanëshe, poet, studjues, të cilat e bëjnë të ndjeshme veprën e tij. Dhimitër Shuteriqi ka shkruar në fillim për të, se ‘ky është një studjues i thellë dhe krijues’. Rexhep Qosja, stdjudiues shkencor, i bëri krijimtari së së Naimit në librin madhor “Porosia e Madhe”, këndvështrim të veçantë. Moikom Zeqo, nëpërmjet studimit, në librin “Syri e Tretë” në mënyrë origjinale sjell diçka të re, “Naimin dhe bektashizmin”. Akademiku Sabri Hamiti, sjell risi të re për lexuesin kosovarë dhe më gjerë..
Më vjen mirë që për herë të parë të dalë një monografi komplekse, e mrekullueshme, për sot dhe brezat e ardhshëm. Naimi i dha jetë shqipes të mbijetojë. Personaliteti i Naimit në këtë libër plotëson shumë gjëra dhe nëpërmjet shkrimeve të shumta për të, në këndvështrime të ndryshme, është si një Galaktikë hapsinore, në infinit. E sjell vetë Naimin në një opus të madh shkëlqimor. Kjo është një ngjarje kombëtare dhe poetike…

Share This Article
2 Comments
  • MAIFESTIM i shkelqyer per Poetin-Rilindasin e Madh-
    Naimin Frasheri -Faleminderit Baba MONDI !
    Deri ne Toronto rezonace aktivitete te tilla.

    27 Nendori 2021 do te mbetet si Dita e RILINDIES te Poetit te madh *Apostulli dhe Bilbili i demikracise* Naim Frasheri.me manifestimin organizuar Kryeqyshata Boterore Bektashiane mes Muzeut Kombetar,ne permbyllie e*VITIT te Naimit*20 Maj 2020-20 Maj 2021* Mes Muzeut Kombetar*organizuar aktiviteti madheshtor
    Faleminderit *Baba Mondit* inisiatori kryesor sa mbeshtetesit nga mbare vendi, sot 27 Nendor 2021.
    Mes Personaliteteve pjesemarres ishte dhe i madhi Poet Xhevahir Spahiu.Une,*Biri i Dangellise Naimjane* 85 vjecar sa kthyer nga emigracioni ne Toronto te Kanadase,fale fteses bere nga *Baba Mondi me autoret e ketij Libri te talenturat; Penat; Kujtim Borici e Nuri Cuni, mora pjese, perftuar mbresa te ralla(nder te paktit Dangelliote e Frashellinj,aktuale ne kete aktivitet.)
    I faleminderit Baba Mondit sa autoreve per ftesen. Aktiviteti ishte mjafte mbreselenes dhe per Vleresimet bere per personalitet,nderuar per kete aktivitet nje vjecar, ne nderim te figures se Rilindsit te madh *Bilbili Dangellise* Naim Frasheri, Mirenjohieorganizatoreve. Pata kenaqesine te shpreh mbresat Naimjane si *Guri Naimit*une Pesionisti nje jete MESUES;ne emer te emigranteve tane ne Toronto te Kanadase,e cila ben aktivitet te posacme atje,gjate ketij viti,shoqata *Shqiptaro Kanadeze*me drejtues te shkelqyer nga trevat mbareshqiptare emigrataren;Krye tyre;*Nderi Torontos*te talentuaren Ruki Kondaj e kryetari aktual i shoqates,kosovari Bujar Zejnullahu me gjithnje ne krah Ilir Lenen,te dalluar fotoreporter.Ju faleminderit dhe oqrg.*Pasues veterane*me mbi 100 Pasues prane tyre,
    Faleminderi te gjitheve ,me nostalgji une 85 vjecari qe kete Nendor kthyer ne atdhe,kam 108 vjetorin e RENIES si Bien TRIMATme 10-12-1913t3, te gjyshit Kapedan i Dangellise ne pritie te sulmeve Greke sa shpallur PV,I madhi Ismail Qemali, qe kete dite 28 Nendor 1912te e festojne mbare shqiptaret e kudo ndodhur….
    Lavdi *TRE NENDOREVE *1444-1912 me Krye-Nendorin e Clirimit 1944ter*!

    Tirane 28 Nendor 2021-
    85 vjecari *Pasues Veteran*-Guri Naimit-Dh. Xhoga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *