Prof.As.Dr. Artan XH. Duka
Prona tek i zoti, jo tek më i zoti
Një zyrtar i lartë teksa komentonte rreth ligjit të pronave dhe mundësive të kompensimit, u shpreh mes të tjerave se 1 miliard euro që do kërkonte kompensimi me vlerën e sotme të pronës do e “fundoste“ shtetin shqiptar. Ndoshta sepse 1 miliard janë shumë për një shtet merre-merre si ne por ai nuk ka të drejtë sot e mot që në emër të “xhepit“ të ditës të mohojë të drejtën universale të gëzimit të pronës apo kompensimin real të saj.
Në parim, prona private është thelbi i sistemit kapitalist. E nëse flasim për parime, paradoksalisht prona private mbi tokën është amorale sepse tokën e kemi gjetur dhe do e lëmë pas dhe veç paraja apo objekti mund të jenë shpërblimi i merituar për punën e djersën e kujtdo. Kusuri i madh i monizmit nuk ishte mohimi i pronës private veçanërisht të asaj mbi token, por mohimi i sipërmarrjes private si qasje vitale për zhvillim sa kohë interesi personal tejkalon atë publik.
Por jemi në kapitalizëm dhe tapinë do e pranojmë. E nëse do ndajmë tokën që e “polli“ natyra, ta bëjmë tamam duke mos degraduar mirëkuptimin social për breza me rradhë.
Vitet ‘90 ishin shans i artë për ta nisur mbarë por nën preteksin e “paditurisë“, politika e kohës, e kapur nga interesat antishqiptare kaloi ligjin 7501 etj rregullime ligjore që e bënë pronën lëmsh pakthim.
Pakthim, sepse edhe ligji i ri e shikon kompensimin jo si të drejtë por si lëmoshë që shitet si favor ndaj asgjësë si deri më sot. Moralisht ai është ligj i keq sepse pronarët, pasi u privuan 25 vjet nga prona – në monizëm u privuan të gjithë, sot marrin lëmoshë ndërkohë që qytetarë dhe politikanë makutër që duhet të ishin subjekte të ndjekjes penale për uzurpim prone, lobojnë apo kanë në dorë votën për legalizmin e paligjshmërisë.
Gjithçka e ka një zgjidhje!
Uzurpimi i pronës dhe mbivendosja e pronës që 7501 shkaktoi nuk zhbëhen më ndaj sfida e shoqërisë për ta zgjidhur këtë problem me moral demokratik mbetet kompensimi real i pronarit real.
1 miliard duken shumë, por është shumë pak për të garantuar harmoninë jetike sociale dhe besimin tek ligji për të cilën kemi nevojë. 15 miliard është hendeku buxhetor i një qyteti të përjetshëm si Roma por askush nuk bie në panik por sheh me besim tek e ardhmja dhe kryebashkiakja e re.
1 miliard nuk është e thënë të jepen me një dorë. Sikurse të përndjekurit, lëvrimi me afate dhe këste mbeten një qasje efektive dhe morale. Nuk ka rëndësi që paratë të futen në xhepin e pronarit sot, boll të “pikojë“ e shtrirë në vite dhe në mos e arrin vetë, pasardhësit e tij do e gëzojnë atë të plotë një ditë. Rëndësi ka vlera reale dhe zotimi solemn i shtetit për ta njohur atë dhe jo afati i lëvrimit.
Ajo që stonon është vullneti politik dhe kjo sepse vota mbetet gogoli i politikanit shqiptar – meqë u abuzua me ligjin në “tufë“, politika e gjen me kollaj të legalizojë antiligjin se të zbatojë ligjin dhe rrezikojë privilegjin e pushtetit.
Njohja e kompensimit real dhe lëvrimi me këste i shtrirë edhe në dekada për brezat e pronarit legjitim, është një zgjidhje morale dhe e përballueshme sikurse edhe një mundësi për vetë politikën zullumqare që t’ia kalojë paq duke ruajtur votat dhe bastionet e tyre elektorale që garantojnë privilegjet prej të cilave nuk ndahen lehtë. Kjo është minimumi që politika zullumqare mund të bëjë për pronarin legjitim ndryshe“karma“ negative e abuzimit me pronën do i ndjekë pas gjithë jetën me soj e sorrollop.
Një klasë e përgjegjshme politike do të binte në unison dhe zotohej jo vetëm për një kompensim real të pronarit por dhe detyrim ndaj abuzuesve që legalizohen sot falas për të kontribuar në këtë kompensim.
Preçedenti ekziston. Nëse banorët në shtëpitë e ish-pronarëve u braktisën në fatin e tyre dhe pas një odiseje të gjatë u detyruan të largohen me kushte të pafavorshme – me qera gjetiu, me kredi bankare pa interes – kredi ama, me banesa sociale në periferi etj formula që stonuan me 230 mijë familje që morën thuajse falas një hyrje pas dekadash pagese qeraje në monizëm.
E nëse këta banorë morën kredi për të liruar shtëpinë, atyre që kanë zënë tokën e tjetrit padrejtësisht, u duhet kushtëzuar legalizimi ose marrjen e një kredie pa interes për të paguar pronarin real ose me lirim të pronave nga kanë ardhur. Në demokraci çdo gjë ka kosto dhe shteti duhet të jetë aty për të bërë punën e tij dhe jo marrë anë për interesa elektorale.
Preteksi i miliardave nuk qëndron të nderuar zyrtarë për të mohuar pronën e tjetrit. Gjeni një tjetër ose dëshmoni se e keni me tërë mënd kur dërdëllisni për shënjtërinë e pronës dhe jepini dum. Sesa lekët, kriza quhet vullnet politik. Gjermania apo Amerika e famshme që llapni çdo ditë u bënë të tilla sepse ligjin nuk e kanë thjesht për letër.

ISH PRONARET FLENE GJUME, KESHTU QE MIRE UA BEJNE QE I GRABISIN PRONAT E TYRE.
PLUMBI I NDAL KRIMINELET, OSE MERRNI PUSHKET, OSE RRINI URTE.
Po te duash te kesh leke
Mbaji fshehur ne dyshek,
Qe te cmendesh vete kerkon
Pir..dhe mendjen te besh prone.
Tmerrohet Angela ,
Japonia ka nje Borxh / PIL ME 230% .
Merkeli ,Padoan , Draghi ,Juncer , Monti , lexuesi mesatar i Gazetes Dita , ose Plurilaureatet ne ekonomi tek Kristali – Kur te lexojne kete do tmerrohen , e do te Fillojne te djersine ,
Duke prere Bileten per japoni qe te pyesin
Abe – se si ja bene shteti Japones me kete borxh , e qytetaret jane akoma Gjalle ??
Po keta te shkretet Japonese nuk i ka shtypur Mali me borxhe qe kane ?Ku niperit Japones do te kene mbi shpatulla Kete MAL BORXHI per te paguar ?
Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Dhe a e dini sa eshte Papunesia ne Japoni ?
vetem 3,2%
Kurse ne Europe 18,8 % fale Politikes Shtrenguese , dhe rrugeve te BILANCIT .
Sepse europa eshte kontinet i Vllazerimit dhe jo si ai i Japonise .
Kane 30 vjete qe po ju bejne lavazh Truri .
Japonia ka dy kolona te rendesishme :
1– Bank Japonese ajo qe jep Lek
dhe gjithmone e Gatçme per te stampuar Lek
ne dopi te popullit .
2– Borxh Publik Denominato ne monedhen e saj Sovrane ,
Qe perkthehet ::
Borxhi qe ndodh nga Hedhja e Monetes
ne duart e qytetarve japones ,
Nuk eshte BORXH , Por pasuri e qytetarve .
Po cfare prone do japin keta 99%e ketyre jane kamunista te klasit pare te te gjitha partive ketu duhet te ngrihet edhe nje here veri qe ti shtetezoje te gjitha vjedhjet pastaj te filloj me pronat