Tashmë itinerari i autorit është i qartë. U nis nga Linza, vendosi në 02:23 bombën te farmacia, në 03:55 bombën tek “Vasil Shanto” dhe më pas u krye aktivizimi i tyre po nga Linza.
Po rreth orës 04:00 dy persona të tjerë hodhën bombë me fitil te shtëpia e komisarit Alfred Numani. Bilanci ishte vetëm në dëme materiale, kurse bomba te “Vasil Shanto” nuk funksionoi. Pas identifikimit të qelizave të celularit dhe numrave, kompania telefonike ka dhënë informacionin për lëvizjet e autorit dhe blerësit. Dy nga kartat u blenë më 31 janar dhe një tjetër më 2 shkurt, të treja afër Laprakës.
Tashmë janë gjetur edhe emrat e blerësve që në fakt janë përdorur nga autorët fiktivisht. Bëhet fjalë për një pensionist dhe një gjimnazist të vitit të tretë në Laprakë, që u morën në pyetje. Ata kanë mohuar që të kishin blerë kartat e telefonit, duke thënë se nuk kanë dijeni. Autorët kanë përdorur emrat e tyre duke i njohur si individë.
Por hetimi është vështirësuar edhe nga fakti se nuk ka filmime për të identifikuar blerësin në dyqanin e Laprakës dhe shitësit nuk kanë fiksuar dot asnjë detaj, duke toleruar blerjen fiktive pa kartë identiteti të numrave.

Eshte e thjeshte ai qe ka shitur numur karte pa kerkuar deshmi te veje ne biruce deri sa te kujtohet kujt I ka bere nder
Shitesi eshte bashkepunetor ne krim,sepse eshte pjese e fallsifikimit te identitetit te bleresit.Kete pune,duke future emrin e pensionistit dhe gjimnazistit ,e ka bere me vullnetin e tij te qarte shitesi dhe kjo per mua eshte shkelje ligjore flagrante qe meriton ndeshkim emergjent.
Dardhari jam plotesisht dakort me ju,,,,nuk e pranoj dot komplikimin e kesaj ceshtjeje,,,,me budalleqe mungese filmimesh.
Nuk eshtè mall qè shitet qesim apo veresie,prandaj zotria duhet ta dije tamam kujt ja ka shitur..Vetèm qelia tè bène tè tregosh tè vèrtetèn ,ndryshe e ka bèrè vetè dhe ja fut te tjerève.