Pronarët: Ligji kundër interesave tona, do ta çojmë në Kushtetuese

redaktor

Shoqatat e Pronarëve vazhdojnë të kundërshtojnë fort projektligjin e prezantuar nga qeveria tri ditë më parë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pas Agim Toros, ka reaguar edhe përfaqësuesi tjetër i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorbsi, i cili ka thënë se ky ligj nuk e zgjidh problemin disavjeçar, por kthehet në një barrë fiskale për pronarët. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” bën të ditur se nuk do të ndalet thjesht me reagime dhe kundërshti në distancë, por do ta padisë projektin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk ka faturë

“Është një lojë shumë e keqe që është kundër interesave të pronarëve. Është një lojë që patjetër do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbyllur dhe që patjetër do të vazhdojë lufta në Gjykatën e Strasburgut,” thotë Vorbsi. Sipas tij, ky ligj vjen i pashoqëruar me faturën financiare që shteti u detyrohet pronarëve, ndërsa sipas tij janë përdorur mekanizma tinzarë që dëmtojnë pronarët.

Reduktohet kompensimi

“Te ky pr/ligj që ka paraqitur qeveria, tokë truall quhet ajo që ka qenë e tillë qysh në vitin 1945. Kjo do të thotë që as më shumë e as më pak rreth 2/3 e kësaj sipërfaqe toke, rreth 15 mijë ha, ku përfshihen edhe shtëpitë që i janë kthyer pronarëve të reduktohet deri në 5 mijë ha maksimumi, ndërkohë që sipërfaqja e tokës për kompensim, por që do të kompensohet tokë bujqësore është kjo diferenca tjetër 8-10 mijë ha,” analizon Vorpsi ligjin e ri.

Kthimi dhe kompensimi

Një tjetër shqetësim i Shoqatës lidhet me faktin se në draftin e qeverisë hiqet termi ‘kthim’ dhe lihet vetëm ‘kompensim’. “Qeveria ka bërë edhe një lëvizje tjetër. Edhe këtë 5 mijë ha që i është kthyer pronarëve të Shqipërisë, i thotë unë nuk ta njoh për kthim prone, por ta njoh për kompensim, por me çmimin që kam vendosur sot jo me atë që kërkojë ti atëherë,” thotë Myrshit Vorpsi.

AKKP

Por ndryshe nga pronarët, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i hedh poshtë këto pretendime si dhe sqaron formulën për kompensimin financiar të 26 mijë dosjeve që prej 23 vitesh presin për tu kompensuar në favor të pronarëve pa përcaktuar mënyrën se si, si dhe 9300 dosjeve të tjera që do të shqyrtohen në një afat tre vjeçar, sipas ligjit të ri. “Në qoftë se pronarët nuk e kanë kuptuar që ky draft-ligj njeh procesin e kthimit si një proces njohje prone dhe kompensimi fizik në pronën e njohur, atëherë ky është një sqarim të cilën në ditët e ardhshme me siguri do ta bëjmë me njëri-tjetrin. Instrumenti është i njëjtë për të tërë ata që në vitin e shpronësimit e kanë patur tokën zë kadastral tokë bujqësore dhe sot e kanë tokë truall do të kompensohet me zërin kadastral tokë bujqësore por me vlerën aktuale të tregut për këtë zë kadastral”, thotë Sonila Qato, drejtoresha e AKKP-së. Drafti i ri për pronat u prezantua tri ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Prej 26 muajsh, Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e pronave kishte pezulluar çdo vendim në pritje të dixhitalizimit të arkivit.

Share This Article
10 Comments
  • Artikullshkruesi është ai që nuk ka kuptuar gjë nga ky debat, kur shkruan: “Por ndryshe nga pronarët, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i hedh poshtë këto pretendime…”. Agjencia me paaftësinë dhe shpirtin e zi që e karakterizon ka thënë të njëjtën gjë që thonë edhe pronarët, duke kujtuar se thonë të kundërtën, nga budallallëku.
    Neokomunistët e AKKP-së as nuk e kuptojnë se pikërisht kjo fjali është ajo që pohon atë çka thonë pronarët: “Në qoftë se pronarët nuk e kanë kuptuar që ky draft-ligj njeh procesin e kthimit si një proces njohje prone dhe kompensimi fizik në pronën e njohur, atëherë ky është një sqarim të cilën në ditët e ardhshme…”. Njohja e ish-pronës për kompensim nuk është kthimi i saj! Pra janë kungujt e AKKP-së që nuk kanë kuptuar pronarët, jo e anasjellta.

  • Po per shtepite si i behet qe nuk i marim dot?megjithese K.K.K.Pronave me vendim e kthen fizikisht endemi 20 vjet gjykatave te korruptuara dhe megjithese njehere gjykata e la ne fuqi vendimin e K.K.K.Pronave ,vendimi mori forme te prere, gjyqet filluan perseri dhe ate e gezon tjetri dhe jo pronari.
    Cfare zgjidhje do kete per pronarin njohur me vendim gjykate pronesia?Padrejtesisht duke u gjykuar perseri e njejta padi, pronari u be bashkepronar sepse poseduesi ndertoi gjate kohes ne konflikt dhe gjykata i njohu investimet e paligjshme ne pronen e tjetrit.Nga tja mbajme tani?Cfare pergjigje ka qeveria per keto veprime kriminale me pronen?

  • po mor po .i trashem te gjithe me pronare,te burgosur,te perndjekur,populli i shkrete i paguan te gjitha

  • eshte skandal si vazhdoin dhe diskutohet ceshtje prones duhet te ket te njejtin efekt te pronat qe kan ven te gjithe politikanet vlera e prones qe kan bler ose vjedhur te jet 50her me e vogel se vlera reale qe eshte ne treg me pak fjal te blloku te jet me 2000mij lek metri .po blejne ne mars pron dhe ketu nuk po ju kthejn pronen.ne rusi jan njerz qe kane bler ndertesa te vjetra qe kan dhe vler historike e dini cfar po bejn oligarket u ven njerz tua djegin qe ne vend ti restauroin familjarve i kthejne ne qendra trektare dhe atyre ju mohoin pronen.

  • Kane marre parate nga Italia apo Zogu! Tani na behen prape pronare! Eshte e sigurte, kur Gjermani te merte shtepine, per ta bere komandature te jepte parate me pare! Shqiperia eshte vendi i cudirave? Berisha eshte shkaku kryesor i kesaj katrahure! Deri kur, ky njeri, do te shkateroje me tej shqiptaret?!

    • o tj ke te drejte ne disa pika, qe kur ndertonin gjermanet apo italianet e blinin ate prone dhe ndertonin gazermat. e vertete eshte qe edhe zogu dikur vodhi tokat dhe i morri me dhune pronareve te ligjshem sic beri sala dhe politika mafioze ne teresi gjate viteve te tranzicionit. Eshte edhe e vertete qe enveri kur ndertonte vepra gjigande ose institucione i ngrinte ne baze te ligjeve, duke blere pronen ose ndertuar ne toke te shtetit. Ndersa tani na dalin pronar edhe tek liqeni?, dalin proanr edhe ne det? dalin pronar dhe tek garda>? dalin pronar dhe tek presidenca? me shume po na dalin pronar se toke.

  • EDI RAMA PO I VJEDH PRONAT TONA.

    40,000 HA JA KA DHENE ARBEN AHMUTIT QE TI SHESE, DHE AQ SA DO TA GJYKOJE

    AI TE ARSYESHME DO TA JEPEN NE SI KOMPENSIM.

    NE, SHTETI PRONAT NA I MORI PRONA DHE DUHET TE NA I KTHEJE PRONA (PER KETO QE KA GJENDJE, PERSE DUHET TI BLEJE ARBEN AHMUTI PER SA PARA TE DOJE AI, DHE NE TE KA MBETIN KOCKAT)????!!!!!!

    EDI RAMA DO TE PAGUAJE ME PLUMB KOKES PER KETE GRABITJE.

  • LIgji eshte shume i drejte ! Kujt i eshte marre toka si toke bujqesore, te vleresohet si toke bujqesore e pse te vlersohet si truall. ? Pse duan te marin sa me shume para? Edhe cmimi te jet i arsyeshem . Parat do dalin nga djersa e popullit eshe pse nuk ka faj per ato ngjarje qe kane ndodhur pasi nuk e pyeste njeri te shkretin popull ashtu si nuk e pyesin edhe sot. Edhe Strazburgu t’i therresi pak mendjes ,se leket jane djersa e popullit dhe jo vetem e ish pronareve. Kush ka zaptuar toka pa te drejte ,kush ka hedhur firme formalisht se ka shitur toke ,kur nuk ka qen e tij, po kerkonte privilegje t’i gjendet vendi bashke me zaptuesin e tokave………

    • ORE SHOKU,

      SOT SHTETI KA 40,000 HA TOKE FOND TE LIRE.

      EDI RAMA JA KA KALUAR ARBEN AHMUTIT QE KY TA SHESE PER 2 LEK (DMTH TA BLEJE PER VETE) DHE SA TA GJYKOJE ARBEN AHMUTI TE ARSYESHME TU KALOJE PRONAREVE TE TOKES PER “KOMPENSIM”.

      KY ESHTE HAJDUT QE DUHET DENUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *