Një 54 vjeçar është goditur me sende të forta në zonën e “Freskut” në Tiranë. Policia tha se shtetasi me iniciale B.K, ka përfunduar në spital për shkak të frakturave në kokë dhe në trup.
Bëhet fjalë për një sherr momenti mes klientit dhedhe pronarit të një dyqani që tregton vegla pune.
Në rrugën për në Dajt, tek “Fresku” policia njofton se është goditur me sende të forta në trup dhe kokë nga një person i paidentifikuar shtetasi B.K 54 vjec.
Dyshohet të ketë qënë një konflikt i çastit mes klientit dhe pronarit në një dyqan që tregton vegla pune.
I plagosuri u dërgua në Q.S.U për mjekim të menjëhershëm. Policia në vendngjarje, po punon për gjetjen dhe identifikimin e autorëve.
