Eshte mbyllur pa paralajmërim emisioni i gazetarit Endri Xhafo në AS TV. Vetë gazetari Xhafo thotë një një njoftim të tijin se si çdo ditë është paraqitur sot në ambientet e Albanian Screen TV, për të nisur ditën e zakonshme të punës, por është penguar të hyjë në studio pa iu dhënë asnjë shpjegim apo vendim i shkruar. AS TV është në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi.
“Sot, e enjte 02 maj 2013 unë u paraqita në orën 6.40 në ambientet e AS TV dhe u pengova të futem në ambiente (ky pengim u filmua, që askush të mos thotë se nuk ka ndodhur) pa asnjë shpjegim dhe pa pasur asgjë të shkruar. Njoftova me shkrim në adresat zyrtare të punës drejtuesit e AS TV për këtë pengim, por ende nuk kam marrë një përgjigje për arsyet. Gjithsesi ky e-mail vërteton vullnetin tim të mirë dhe shërben si provë e faktit që unë isha atje, duke iu përmbajtur detyrimeve të mia kontraktuale. Unë qëndrova përballë hyrjes kryesore të televizionit përgjatë gjithë kohëzgjatjes së emisionit dhe prita të ftuarit që ishin parashikuar të vinin sot. Ata erdhën një nga një dhe u bënë dëshmitarë të këtij pengimi, ndaj unë, ndonëse jo për fajin tim, u detyrohem minimalisht një ndjesë publike: Enkeleda Shehit, kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; Enton Kacajt, regjisor dhe Alban Xhihanit, gazetar e komentator”, shkruan Xhafo.
Gazetari Xhafo sqaron se nuk është larguar nga AS dhe pret zgjidhjen e situatës, pasi kontrata me televizionin privat përfundon në qershor. “Në këto kushte, përkundrejt çdo aludimi, unë konfirmoj se NUK jam larguar dhe kam tërë vullnetin për t’iu përmbajtur kontratës sime për të përmbyllur me sukses emisionin MME deri në fund të sezonit televiziv, që po ashtu dihet “botërisht” se përfundon në fund të qershorit (apo korrikut). Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet deri nesër dhe vendimi i pashkruar për pezullimin e emisionit, i marrë më 01 maj, ditën e punëtorëve, të hiqet nesër, më datë 03 maj, ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, ku sipas skaletës, ishte fiksuar një bisedë në “Mëngjes me Endrin” me Aleksandër Çipën, kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë, në lidhje me problemet e gazetarisë në Shqipëri”, shkruan ai.

Me vjen shume keq qe nuk e kupton. Cili eshte Rezart Taçi? sigurisht, ke shkelur ne kallo, do te kesh lejuar te shahet Berisha ose nje nga pjestaret e familjes. Mendoj se nuk duhet te presish me ne dyert e televizionit. Beji dhe ti naften, per te cile Rezarti beri gjithe ate gjyrylldi. Berisha shpreson akoma te mare para nga Rezarti, sidomos tani qe eshte ne fushate dhe i ka arkat bosh, ose do ti lere bosh pas tij.
Me vjen keq per keto padretesi qe behen po keshtu eshte kur punon me pronar Shqiptar qe nga coban u bene pronar si puna e Tacit.une personalishte se kam ndjek ndonjehere kete emision pasi me dukej nje emision medioket jo me ndonje cilesi..
Asnjehere nuk e kam ndjekur tv AS . Edhe pse ky tv ishte ne listen e gjate te stacioneve televizive qe jam i abonuar nuk e ndjek per nje arsye te forte : Pronari i ketij tv eshte supermashtruesi Rezart Taci. Ky ka gllaberuar kompanine ARMO dhe po e conte drejt falimentimit. Nuk i ka dhene pagat naftetaeve te kompanise ARMO, e keshtu edhe gazetareve te tvAS , edhe mesuesve tek shkolla jopublike ^NOBEL^. Ketu ne Shqiper po te kerkosh te drejten tende kercenohesh, ashtu si edhe gazetaret e tv AS qe nuk jane paguar e nuk kane ngritur zerin. Edhe me rastin e naftetareve te kompanise ARMO , qe kishin frike te ngrinin zerin per pagat e tyre e njejta gje ndodhi. Por javen qe kaloi , naftetaret u bene bashke dhe Rezart Tacin e cuan aty ku ai e di shume mire vete, me te shara e me te rrahura derisa ky legen u terhoq . Ndaj i bejme thirrje unionit te gazetareve te mbeshtesin koleget e tyre gazetare ne te drejtat e tyre. Po u bene bashke gazetaret nuk ka cfare u bene as Rezart Taci dhe as ate qe ka pjelle kete djallezor. BEHUNI BASHKE E DO FITONI !
Po Rezart Taci eshte nje kelysh i Sales more,me vjen shume keq per ty dhe per koleget e tuaj se per ke po punoni.
Endri, nuk e marr vesh se si ke pranuar te lidhesh kontrate dhe te punosh per Tacin!? Dhe kjo sepse je mendjeshkurter, prandaj, tani hesht dhe prano realitetin!
O Endri te lesh nje TV Top-channel kombetare dhe te ikesh ne nje kioske qofsh ti je je vizion i shkurte, cfare ke mbjellur do korresh.
O Endri keshtu eshte kur do te behesh i gjithanshem , ha ne nje vend dhe do jesh i lumtur