Pronari i New England arrestohet për favorizim prostitucioni

Ornela

Pronari i kampionëve të NFL, New England Patriots, Robert Kraft është në telashe.

Biznesmeni 77-vjeçar, një mik i Presidentit amerikan Donald Trump, është arrestuar nga policia në Florida për favorizim të prostitucionit. Sipas policisë amerikane, Kraft kërkoi kryerjen e raporteve seksuale me një prostitutë, sigurisht në këmbim të pagesës, gjatë qëndrimit të tij në një qendër spa në qytetin Jupiter, në Florida.

Sipas deklaratës së shefit të policisë, Daniel Kerr, Robert Kraft ishte në qendër të hetimeve që po kryheshin prej 8 muajsh. Por jo vetëm kaq, policia bën të ditur se janë lëshuar edhe 200 urdhër-arreste, shifër kjo që pritet të rritet.

Ndërkohë, një zëdhënës i Robert Kraftit i mohoi akuzat e ngritura ndaj biznesmenit, duke mos bërë komente të tjera në lidhje me këtë histori.

Robert Kraft e bleu New England Patriots në vitin 1994. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Bostoni ka arritur të luajë në 10 finale të Super Bowl, mes të cilave edhe ajo e këtij viti me Los Angeles Rams, duke fituar 6 tituj. Por jo vetëm kaq, Kraft zotëron edhe skuadrën e bejsbollit New England Revolution.

Sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”, pasuria e Robert Kraftit vlerësohet në 6,6 miliardë dollarë, që e pozicionon atë mes 400 personave më të pasur në botë për vitin 2018.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • New England Revolution nuk eshte skuader bejsbolli (Baseball) ne New England, USA.
    Eshte skuader futbolli (soccer) ne New England, USA.

    Skuadra e bejsbollit aty eshte Boston Red Sox, (corapekuqte) e Bostonit, Massachusetts.

  • ….. kerkoj kryerjen e raporteve seksuale, ne kembim te pageses…….Ku qendron e keqja ketu, a thua se Robert Kraft i “prodhon” prostitutat (kurvat) ne USA.
    Mos valle USA eshte kthyer ne Manastir per grate dhe qirja eshte e ndaluar?
    Nje kurve Pornostar qe luan edhe sot filma vetem me pallim quhet e ndershme dhe iu be reklame se akuzoj dhe akuzon per qirje kundrejt pageses Presidentin Trump, kurvat levdohen per ushtrim prostitucioni, meshkujt ndeshkohen….. pallimi behet dyshe dhe luhet njesoj si tango argjentinase me dy vete.

  • Dhe per me teper, se paku deri tani, sic edhe e pohon edhe Kristin Lightler, zedhenesi i policise se qytetit Jupiter ne Florida, ku edhe jane ngritur akuzat per Robert Kraft dhe rreth 100 personave te tjere, ai nuk eshte arrestuar, por eshte nje nga te akuzuarit nen hetim si klient i nje rrjeti prostitucioni “Orchids of Asia Day Spa” qe perdor keto qendra Spa per te ofruar shjerbime seksuale kundrejt pagesave te kripura.

    Sidoqofte, i arrestuar ose jo, ky eshte nje mega skandal dhe nje goditje katastrofike per nje figurat ikone me te suskseshme te futbollit klasik amerikan (jo soccer), pronari i New England Patriots, skuadres se vetme qe ka siguruar deri tani 6 tituj/kupa Superbowl, perfshire kete te fundit Superbowl 53, ne Shkurt 2019.

    Duhet theksuar se kur vjen puna tek figura dhe morali publik, krejt ndryshe nga Europa, lere me nga Shqiperia, ne Amerike nuk te falin.

    Personalitete shume te larta ne Amerike, perfshire kongresmene dhe senatore, krytare bashkie apo ikona arti, deri edhe presidente te vendit, jane permbysur kokeposhte ne karierat dhe ne ne aksesin e pushtetit dhe te piramides se shoqerise.

    Duhet thene gjithesesi se,deri tani, i vetmi qe nuk eshte lekundur nga skandalet seksuale te perfolura apo te dokumentuara ne gjithefare menyrash, eshte presidenti aktual i ShBA, zoti Donald Trump.

    Pasuesit e tij jane gati ta falin dhe ta justifikojne nga cdo akuze, mjafton te eci perpara ne axhendat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *