Pronari i stanit e merr peng dhe e torturon

anazapta

Konfliktet mes dy pronarëve të staneve në zonën e thellë të Gjirokastrës mbyllen me pengmarrjen dhe torturimin e njërit prej tyre. Shkak ishin bërë pretendimet për vjedhjen e bagëtive por edhe të materialeve nga stani nga një prej të dyshuarve në drejtim të të dëmtuarit. Pasi nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet, i dyshuari Vladimir Kore, 39 vjeç, në bashkëpunim me mikun e tij S. Teleku, 54 vjeç, kanë marrë me forcë 38-vjeçarin me inicialet V. S., duke e keqtrajtuar, mbajtur peng për orë të tëra dhe kërcënuar me jetë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në vendin e quajtur “Buduk” mbi Gjirokastër, ku edhe barinjtë kanë ngritur stanet e tyre të bagëtive. Policia deklaroi se menjëherë sapo ka marrë denoncimin nga pronari i stanit i keqtrajtuar dhe që po mjekohet në spital, ka kryer arrestimin e të dyshuarve për “heqje të paligjshme të lirisë dhe torturës” në bashkëpunim.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *