Një lokal është djegur gjatë natës tek ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin.
Sipas raportimeve të para, lokali që u dogj është në pronësi të shtetasit Pjetër Prela, i cili ka qenë pikërisht personi që ka denoncuar skandalin me tokat tek ‘Rana e Hedhun’.
Në një prononcim për mediat, pronari i lokalit ka deklaruar se “nuk e di nga se është shkaktuar zjarri”.
Policia nuk ka ende një pistë të qartë për shkaqet e zjarrit.
Skandali me tokat
Pjetër Prela, i cili me vendim gjykate rezulton pronar i sipërfaqes së tokës, kishte vërejtur në zyrën e regjistrimit të pronave se, në fakt ai nuk ishte më pronar i saj në një kohë kur nuk kishte bërë shitjen e tokës.
Në kallëzimin e Prelës thuhet se, ai është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela.
Gjithashtu, Pjetër Prela në kallëzimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme shprehet se pasuria e cila i është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është ndarë nga trashëgimtarë ligjore të të ndjerit Gjergj Mark Prela dhe pjesa takuese e tij me sipërfaqe prej 14 504 m2 është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme Lezhë.
Në vijim, kallëzuesi shprehet se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke në Hipotekën e Lezhës, e cila realisht është shkëmb dhe rërë, duke e paraqitur si tokë arë.
Regjistrimi i kësaj toke është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duke qenë se nga ky veprim cenohen interesat e tij të biznesit, shtetasi Pjetër Prela ka kërkuar verifikimin e këtij rasti.
s.a/dita

Keta jane bajraktaret e veriut baballaret e te cileve me te njejtat gjene ne ADN komunizmi iu tregoi vendin sipas kokes festen.
Sot iu ka ardhur dita te ringrihen duke rivertetuar drejtesine e atij sistemi, pikerisht permes zjarreve, krimeve, vjedhjeve, anatemimit te kohes e ideologjise.
Keto krime perdite e me shume i japin te drejte komunizmit.
XXX..@….Jo more djale , nuk ke te drejte ,por eshte e kunderta .Kjo katrahure eshte dhurate e komunizmit,ku qe nga 44 e deri me sot kjo rrace dirizhon .Prandaj kam te drejte .
Kur isha i vogel ,kohe kur rronte Dulla ,degjova nje here gjyshin tim qe bisedonte me te bijen ,nenen time ,dhe me gjithe shpirt fliste .Mos do ishte ndryshe ,bota po ta fitonte luften Hiteri dhe ta humbte Stalini ,dhe sdo mbinte kjo fare e keqe e komunizmit tek ne ne shqiperi dhe ne te gjithe europen lindore .Ku pervec ekonomine e shkateroi ,por e prishe kete race ,e beri dembel ,spiun dhe te pa bese .. Keto ishin fjalet e mendimet e gjyshit tim ,
Nuk shoh arsye per ndonje vlere ne ato mendime
Thjesht pse i perkasin gjyshit tend s’perben baze
por ama te verteton kete tjetren, luften e klasave