Mëngjesin e ditës së sotme një person ka kërcënuar se do të digjej në taracën e një marketi, pasi ish- pronari i tij nuk i ka dhënë rrogën e prapambetur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.
Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme”, sqaron policia.

