Pronarit të varrezës së makinave i bëjnë “hatanë”, zbardhet dëshmia në polici

Gazeta Dita

Një 52-vjeçari nga fshati Voskop i Korçës, pronar i një pike makinash të përdorura, që i shiste për pjesë këmbimi ka denoncuar dëmin që i është bërë në biznesin e tij.

A.Z, 52 vjeç ka deklaruar para policëve se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një mjeti të vjetër pa targa, të çregjistruar si edhe kanë dëmtuar xhamat e përparëm të 10 mjeteve të tjera të vjetra që ky shtetas i kishte çmontuar, pjesët e të cilave i shiste si pjesë këmbimi.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *