Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta që një punonjës ka patur me pronaren e lokalit ku ishte i punësuar.
Kaq ka mjaftuar që dy vëllezërit e saj të rrahin me sende të forta punonjësin Artur Murataj, 42 vjeç banor i Ksamilit. Ngjarja është shënuar rreth orës 17.30 të së dielës, në lokalin në pronësi të shtetases A.S.
Kjo e fundit është konfliktuar për motive të dobëta me punonjësin e saj, Artur Murataj, që siç bëhet me dije është edhe burri i kushërirës së saj.
Sapo kanë marrë vesh për konfliktin, në lokalin e motrës kanë mbërritur menjëherë dy vëllezërit e saj, Valter Lala 27-vjec dhe Elton Lala 41-vjeç, të cilët kanë nisur të godasin me grushte e sende ta forta Muratajn në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan “Panorama”.
Pasi e kanë lënë në shesh, dëshmitarë e kanë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të plagosurin, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Valter e Elton Lala për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim”.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës 42-vjeçari Murataj ishte i goditur në kokë, veshë e fytyrë dhe për rrjedhojë është shtruar në Spital.

E kane bere per per spital dhe gazetari percakton edhe akuzen:
Veper penale “Plagosje e LEHTE me dashje ne bashkepunim”. Mos e beso po deshe.