Pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë bërë ende kërkesë për kthimin e pronës kanë afat deri në fillim të javës tjetër. Agjencia e trajtimit të pronave tha se ata që nuk e respektojnë këtë afat e humbasin përfundimisht pronën.
“Të gjitha strukturat e agjencisë janë vënë në dispozicion të qytetarëve për të pritur të gjitha kërkesat e reja për njohje pronësie të cilat duhet të depozitohen deri në ditën e hënë datë 23 maj të këtij viti, afat ky i cili i bazuar në ligjin e ri është përfundimtar”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë.
Drejtoresha e agjencisë tha pronarët duhet të paraqesin vetëm dy dokumente për pronën që pretendojnë, pozicionimin hartografik të saj dhe një dokument arkivor të njohur zyrtarisht.
“Është agjencia e re e trajtimit të pronës ajo që do të bëjë çdo verifikim dhe hetim administrativ të kërkesave duke i hequr pronarit këtë barrë të rëndë burokratike, e cila e ka dëmtuar këtë proces”, thotë drejtoresha.
Paralelisht Qato tha se ka nisur shqyrtimi 8600 dosjeve të mbetura prej vitesh pa vendimmarrje.
“Për 510 dosjet e para ka nisur procesi i verifikimit konfirmimit dhe hetimit administrativ në përfundim të të cilit agjencia do të dalë me vendimmarrjet e para për njohjen e pronave”, tha Qato.
Në ligjin e ri, qeveria ka përcaktuar 80 mijë hektarë tokë dhe 50 miliardë lekë si fond kompensimi në dhjetë vitet e ardhshme , por drafti është kundërshtuar si i padrejtë nga shoqatat e pronarëve.

” Agjencia e trajtimit të pronave tha se ata që nuk e respektojnë këtë afat e humbasin përfundimisht pronën.”
“duhet të depozitohen deri në ditën e hënë datë 23 maj të këtij viti,”
o ndyrësirat e radhës!!
po si mund të thoni që tjetri humbka pronën po nuk pruri dokumentet brënda javës??
në anën tjetër i keni vonuar sa keni plasur,mbi 24 vjet,dhe prap thoni se do tju duhen po dhe nja dhejtë vjetë të tjera për të bërë diçka!!
po me ato prona “të humbura”ku p….. e nonës tuj doni ti çoni??apo ti përvetsoni si i keni përvetsuar deri tani??
o rracë e qelbur e politikës shqiptare që nuk po ju japim dot një mësim të mirë!!
përfitoni sa të mundni nga ky popull idiot!!
Keshtu si eshte bere kjo puna e pronave deri tani, katraure e shkuar katraures, shteti dhe parlamentaret duhet ti kerkojne ndjes te thelle pronareve te ligjeshem dhe jo te vene kufirin tek thana. Pronaret duhet tu vene kufirin tek thana politikaneve qe e kane lene problemin e pronave ne kete gjendje. Prona eshte prone dhe nuk ka fuqi ne bote qe mund ti vere kufi apo date skadence te drejtes per te marre pronen e tij sejcili. Turp me keto regulla burokratike. Hapni mendjen e kuptoni se prona eshte e shenjte dhe e patjetersushme dhe per çregullimet e deritanishme shteti duhet te paguaje dhe politikanet te denohen. Data e kthimit te pronave nuk ka e s’mund te kete kufi deri sa prona te shkoje tek i zoti.