Nga investimet në bono thesari, te llogaritë bankare qindra mijëra dollarëshe, te hotelet e resortet luksoze, deri te makinat e shtrenjta.
Arrin në rreth 10 milionë dollarë vlera totale e pasurive të konfiskuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë dy viteve të fundit përmes 12 vendimeve.
“Scan Magazine” ka zbardhur raportin zyrtar për vitin 2017 të kësaj prokurorie, ku bie në sy se në muajin mars të vitit të shkuar janë konfiskuar 5 pasuri të paluajtshme me vlerë totale rreth 2 milionë dollarë. Në total, për periudhën janar-qershor 2017 vlera e aseteve të konfiskuara nga Krimet e Rënda është rreth 3.5 milionë dollarë.
Ndërkohë që konfiskime më të shtrenjta janë kryer gjatë vitit 2016. Vetëm përmes një vendimi të marrë gjatë këtij viti, janë konfiskuar një llogari bankare prej 938 mijë dollarësh, një tjetër prej 10 milionë lekësh, si dhe një sasi bonosh thesari prej 5.5 milionë lekësh.
Po në vitin 2016 rezultojnë të konfiskuara me një vendim të vetëm pesë llogari bankare në shumën totale prej 3.1 milionë dollarësh dhe katër llogari bankare në shumën totale prej 451 euro. Në total, për vitin 2016 rezultojnë të konfiskuara një total asetesh prej rreth 5.5 milionë dollarësh.
40 pasuri në ankand
Rreth 40 pasuri të konfiskuara si rezultat i aktiviteteve kriminale janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave për vitin 2017. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vlera e tyre në total arrin në rreth 5.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha tokash, pyjesh, restorante, dyqane e apartamente. Bie në sy vlera shumë e lartë e disa prej pasurive. Njëra prej sipërfaqeve pyll që shtrihet në 221 mijë metra katrorë vlerësohet me çmimin 270 mijë dollarë.
Po me këtë çmim vlerësohet edhe një sipërfaqe ullishte në Durrës me sipërfaqe 1,500 metra katrorë. Ndërkohë që është resorti luksoz “Santa Quaranta” aseti më i shtrenjtë në listën e pasurive të sekuestruara e të nxjerra në shitje nga autoritet shtetërore.
Resorti luksoz “Santa Quaranta” është nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave. Çmimi fillestar i caktuar nga Agjencia është 336 milionë lekë, afërisht 3 milionë dollarë. Në njoftim specifikohet se Pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë./ SCAN MAGAZINE
a.s/dita

Santa kuaranta duhet te shtetezohet, dikur ka wene paduri shteterore.
Po njelloj te shtetezohen tokat qofshin pyll a ullishte.
Kthejini dinjitetin shtetit.
si eshte e mundur ,nga ana ligjiore,
te lejohet dalja ne shitje e Santa Quaranta ,
kur nuk ka asnji gjyqe mbi mafiozin ,e ai s’eshte denuar nga shteti Shqiptare ?!
Kur do filloni ,nga rezortet e Z. Manes (gjoja ne emrin e tij ) me 1 euro metrin2 . ku jane ndertuar tek trojet edhe te privateve Kur do filoni ne tokat e vjedhura ,me vilat dhe vetem nje vile me 13 hale ? Tek rezortet dhe hotelet me pishina ,ne emer te te treteve .Jepini gaz ,te rriten rrogat ,bile edhe te pensionisteve te gjore e te harruar,e te perdhosur …
Shtetezim total.
Komunizmit punon vetem see nuk u zbatu sic duhet
Po Balilin more shoke kur do ta kapni? U bete qesharake me luften ndaj krimit kur Balilin po luan me policine si macja me miun.