Pronat e lakmuara të Gjirit të Lalzit, libanezi i larguar pas konfliktit dhe akuzat e Ramës për Ndojin

J L

Policia ka shpërndarë detaje lidhur me shtetasin A.Laho i njohur edhe si L.Muharremi.

Muharremi, që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoj, në shtator të vitit 2016 u akuzua për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri (në foto).

Ngjarja bëri bujë sepse konfikti ndodhi në sy të gruas dhe vajzës së tij dhe biznesmeni libanez më pas u largua nga vendi.

Ai dontë të investonte në Gjirin e Lalzit, ku do të ndërtonte një kompleks turistik, por trualli kishte probleme pronësie.

Pikërisht Gjiri i Lalzit ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë.

Ndoji urdhëroi arrestimin e drejtorit të Kadastrës së Durrësit, me akuzën se kishte abuzuar me disa prona në Gjirin e Lalzit.

Arrestimi i drejtorit solli edhe reagimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministrit Braçe, sipas të cilëve, bandat kriminale po ushtronin presion ndaj drejtorit të Hipotekës dhe po përdornin prokurorin Ndoji.

Arjan Ndoj është emëruar prokuror në qytetin e Durrësit në vitin 2008, pasi ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e shkarkoi atë nga detyra si prokuror.

Gjatë periudhës së shkarkimit Ndoj është fokusuar tek avokatia.

Kur u sulmua nga Rama mediat afër qeverisë botuan detaje të deklaratave të tij të pasurisë.

Sipas këtyre publikimeve ai ka ka në pronësi 21 apartamente nga një ndërtim në Shëngjin, vreshta, si dhe një truall në Krujë.

Arsyetimi i prokurorit është se pasuria është siguruar nga puna e tij si avokat.

Atentati i sotëm i rëndon pozitat e të gjitha palëve.

Gjithë përgjigjet e duhura do vijnë nëse policia dhe prokuroria zhvilojnë një hetim të pandikueshëm dhe profesional.

j.l. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *