Regjistrimit fillestar i pasurive të patundshme do të garanatojë siguri të plotë të titujve të pronësisë, duke qenë se përditësimi i të dhënave sapo ka përfunduar.
Sipas të dhënave zyrtare të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vend gjatë këtyre viteve të fundit, regjistrimi fillestar ka përfunduar në 2.633 zona kadastrale, ose në rreth 86% të numrit të përgjithshëm prej 3.058 zonash. Gjithashtu, regjistrimi fillestar përfundoi për rreth 3.3 milionë tituj pasurish të patundshme (82,5% të numrit të përgjithshëm).
Në këtë proces së fundmi janë anagazhuar edhe noterët, të cilët po ofrojnë një sërë shërbimesh. Dhoma e Noterisë bën të ditur se automatizimi i parashikuar i sistemit të pronave/titujve pritet të përmirësojë më tej nivelin e shërbimit dhe transparencën.
Aktualisht, vetëm 330 mijë tituj pronash të patundshme ose 10% të numrit të përgjithshëm janë përditësuar. Sistemi i regjistrimit të pronave të paluajtshme “me një ndalesë” ka përmirësuar shërbimin për klientët. Ështëulur koha e regjistrimit të pronave nga 45 në 6 ditë.
Noterët thonë se mungesa e një baze gjithëpërfshirëse të dhënash dhe dobësitë e tanishme në përditësimin e të dhënave e kufizon shërbimin për publikun.
Por, synimi është që deri në 2020, të përfundojë regjistrimi fillestar sistematik dhe krijimi i një regjistri publik të konsoliduar elektronik të pronave të patundshme.
Sipas Dhomës Kombëtare të Noterëve sfidat kryesore në fushën e pronësisë përfshijnë: ngritja e një sitemi të menaxhimit të integruar të tokës që synon krijimin e tregut funksional të tokës; sigurimi i një sistemi regjistrimi të sigurt, efikas, modern të pronave të patundshme; modernizimi dhe automatizimin e sistemit të pronave të patundshme; lehtësimi i qarkullimit civil të titujve të pronësisë; sigurimi i |një procesi të rregullt administrativ për përfundimin e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit brenda kufijve ligjorë të vendosur;
ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (7) përfundimin e tre proçeseve për të garantuar të drejtat në Shqipëri: regjistrimi, legalizimi dhe kompensimi; dhe sigurimin që sistemi i regjistrimit të tokës të parashikojë mundësi reale që gratë e burrat të marrin pronat e tyre.
