Propocionali në 25 vite: PD humbësja më e madhe e votave

Saimir Lleshi

Parë në logjikën e ftohtë të shifrave që kanë prodhuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që nga 22 marsi 1992 e deri në zgjedhjet më të fundit parlamentare të vitit 2013, bëhet lehtësisht e kuptueshme se “proporcionali me prim” nuk është aspak në favor të PD-së.

Kjo forcë politike, përjashto fitoren në zgjedhjet e marsit ’92, ku arriti të marrë 62.09% të votave kundrejt PS që mori vetëm 25.73% të votave, nuk ka arritur asnjëherë që të marrë më shumë vota se PS në proporcional.

Në këto përllogaritje nuk mund të vlerësosh 55.53% të votave që PD mori në zgjedhjet e 26 majit 1996, kundrejt 20.37% që mori PS, pasi ato zgjedhje ishin tërësisht të vjedhura e të manipuluara në shkallë të gjerë nga ana e ish- Presidentit, Berisha. Në të gjitha zgjedhjet e tjera, qoftë parlamentare apo lokale, PD ka qenë forcë e dytë me më shumë pak vota se PS në proporcional.

Ndaj në të gjitha skenarët, po të shikosh lëvizjet taktike të PD, lidhur me hedhjen në tregun politik të idesë së “proporcionalit me prim” kupton lehtësisht se kjo do të ishte formula më e pafavorshme për të.

Nga një shumatore e përgjithshme e votave të marra në proporcional nga PS dhe PD në të gjitha zgjedhjet e 25 viteve të fundit konstatohet lehtësisht se PS ka mesatarisht 40.08% të votave, ndërsa PD 26.2% të votave. Diferencave mes këtyre dy subjekteve shkon afro 14%.

Një gropë kjo aspak e lehtë për tu mbushur nga PD, nëse ajo e ka seriozisht se kërkon “proporcional me prim”.

 Loja me “krizat politike”

Dy forcat kryesore politike PS- PD kanë futuar duart në mënyrë të vazhdueshme në sistemin zgjedhor sa herë ato herë artificialisht e herë realisht kanë provokuar kriza politike në vend.

Këto kriza që kanë zanafillë që nga viti 1991, 1996, 1997, 2001, 2007, 20013, si dhe tranzicioni i gjatë me një demokraci të pakonsoliduar dhe shumë pak funksionale, kanë qenë dhe janë dëshmi e shndërrimit të zgjedhjeve nga mekanizëm zgjidhjeje në mekanizëm ruajtje ose marrje me çdo kusht të pushtetit. Brenda këtij koncepti mund të shihet edhe hedhja në treg e idesë së PD-së për një “proporcional me prim”, shkruan Java News.

Zgjedhjet e bëra nga ish- komunistët në 92, ende zgjedhjet më të ndershme

Në një sistem krahasimor të zgjedhjeve të zhvilluara në vend këto 25 vitet e fundit, formave të votimit, numrit minimal të votave për një deputet, numrit të deputetëve në sistemin e zgjedhjeve mazhoritare e proporcionale apo në raportet midis partive kryesore, dallon qartazi skemat taktike, si dhe pasojat që kanë sjellë praktikimi i sistemeve dhe formave të ndryshme elektorale.

Në të gjithë historikun e zgjedhjeve dhe akrobacive me sistemet zgjedhore, zgjedhjet parlamentare të ‘92 mbeten zgjedhjet më brenda kuadrit kushtetues, pasi janë të vetmet zgjedhje ku raporti votues-deputetë ishte thuajse i njëjtë. Sistemi zgjedhor (mazhoritar- proporcional) ishte ekuilibrues gjë që u shpreh me faktin se PS, ndonëse fitoi vetëm 6 deputetë në mazhoritar, me 32 deputetët në proporcional, arriti të sigurojë balancën kushtetuese të përfaqësimit në parlament.

Modeli i vitit ‘92 mbetet unikal. Asnjë model tjetër zgjedhor i mëpasshëm nuk i afrohet atij, pasi diferencat midis numrit të votuesve për kandidatët e palëve sollën zhbalancime kushtetuese në pothuajse të gjitha zgjedhjet e mëpasshme. Brenda skemës së balancimit kushtetues është edhe kërkesa e PD-së, por këtë rradhë për diversion brenda koalicionit qeverisës. Deri tani debatet janë vetëm brenda PD-së konkretisht mes Bashës dhe Berishës për sistemin me prim.

(javanews.al) Me . Ar

REZULTATET PS- PD NË PROPORCIONAL NË 25 VITE

ZGJEDHJET 22 MARS 1992

PS- 25.73%   – PD 62.09%

ZGJEDHJET 26 MAJIT 1996

PS- 20.37%        – PD 55.53%

ZGJEDHJET 29 QERSHORIT 1997

PS- 65%            – PD- 20.37%

ZGJEDHJET 4 KORRIK 2005

PS – 8.89%     – PD- 7.67% (Deformacion vote në proporcional pasi votat i hodhën për aleatët).

ZGJEDHJET 23 QESHORIT 2013

PS- 46.94%                    PD- 20.8%

 

Share This Article
3 Comments
  • akoma ka shqiptare qe besojne se berisha fitoi ne 22 mars 1992 !

    ato i fitoi ceku i bardhe i rajersonit dhe elez biberajt

    ato i fitoi fushata e xhon megout qe tha se 300 ton flori i kishte fshehur enveri ne zvicer..

    ndjej hidherim qe pas 23 qershorit 2013 pritej ti viheshin prangat tradhetarit..kriminelit talebanit sali berisha

    dhe ne vend te tyre po shohim pallate gjigande te shkerdhen berishes qe vrau famijarisht ne gerdec 26 skllever

    lereni keto lojra PD-PS

    MOS I SHPLANI TRURIN ATIJ POPULLI

    BERISHA ESHTE KRIMINEL

    DHE PS PO BEN NJE TRADHETI KRIMINALE

    MOS NA I BENI ENVER HOXHEN PROFET

  • Po c’fare shkruani keshtu more njerez! ? Si more thoni qe e “madhja” PD ka dal me humbje ne te gjitha votimet…… Jo ka dal me humbje,po eshte zgerlaqur e i ka mbushur breket plot. Saliu as fiton pa vjedhur ,as jeton dot pa vjedhur,po i ka bashkuar vjedhjes edhe vrasjen……. Ende do besoni te kopuku ? Thone qe eshte nga Vicidoli i Tropojes ,po jam i bindur se nuk ka gjak tropojani. Tropojanet jane te tjer burra. Jane patriot si Bac Barjami, e u kendon zemra per atdheun ashtu si i kendonte e madhja Fatime Sokoli. Po do te ket patur te drejte nje komentues kur thoshte se nuk dihet nga kanë ardhur,po edhe Pukianet apo dukagjinasit,se nuk ishte shumë i sigurt u vune hun si familje e nuk i qasen ne fshatrat e tyre se ishin njeres te pa bese e sherrxhinjer. Nuk e dim se si qendruan ne Vicidol,po si duket do t’i ken mbledhur trute e kokes ,pasi do ken ngren ndonje dru te mire e kane ulur bishtin. Sipas nje komentuesi para disa kohesh thoshte se i mbanin morrat ne koke ,gjoja u sillnin fat. Vetem shteti i komunistave ua hoqi morrat nga koka dhe kur erdhi per studime ne Tirane. JO po besojeni perseri po deshet……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *