Dikush e çoi propozimin në një tjetër nivel, në më të rrezikshmin të mundshëm.
Adhuruesi i kafshëve, Michael Beltrami nga Melburne i Australisë i propozoi të dashurës, Katie Johnston në një rezervuar të rrethuar nga dy krokodilë gjigandë.

Për pak, e gjitha rrezikoi të shkonte si mos më keq (jo s’ka lidhje me krokodilët): 33-vjeçari desh humbi unazën e fejesës.

Beltrami e kishte fshehur unazën në xhep dhe e kishte lidhur me spango.
“E pashë spangon në ujë dhe më hyri paniku. Ishte zgjidhur dhe unaza nuk dukej pranë saj. Shyqyr Zotit (unaza) ishte akoma në cep të xhepit.”

Kështu ai u ul në gjunjë dhe e pyeti Katie- n nëse dëshironte të martohej me të. Përgjigjja s’mund të ishte ndryshe veçse: PO!

a.s/dita
