Propozim i pazakontë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

  1. Kryeredaktor! Nga përmbajtja e shkrimeve që botohen në gazetën tuaj, besoj se bëni pjesë në atë kategori të inteligjencës e cila do të vërtetën, popullin e atdheun, urren atë politikë që shkatërroi gjithçka në këtë vend. Njoh nëpërmjet mediave shqiptare që e kanë kokën plot për të drejtuar këtë vend, por që nuk vihen në veprim. Do të doja që me tërë forcën e krahut tim t’ju shpoja me bodec të gjithëve ju që e keni kokën plot për këtë vend, t’ju zgjoja nga gjumi, të bashkoheshit e të krijoni një forcë të besueshme politike e që me programin tuaj t’i jepnit shpresë këtij populli të gjymtuar ekonomikisht e shpirtërisht. E në partinë tuaj të mos bëjë pjesë kushdo, por vetëm ata që e duan me shpirt këtë popull e këtë vend. Dhe anëtarët e kësaj partie të mos i shikoni si militantë të partisë tuaj, por si militantë të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Vetëm kjo kategori njerëzish mund e duhet ta bëjnë këtë vend. Vetëm me të shkruar e me të folur nuk bëhet, por duhet të hidhemi në veprim se koha nuk pret më. Mos kërkoni të hyni në Evropë, por forconi ekonominë e vendit, rritni mirëqenien, kujdesuni për arsimin e shëndetësinë cilësore etj. Dhe pastaj na merr vetë për dore e na bashkon me Unionin si të barabartë me të tjerët!
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *