Propozim që nuk mbështetet në ligj

redaktor

Konstitucionalisti Niazi Jaho shpjegon shkeljen e ligjit për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ

Zoti Niazi, Komisioni i Ligjeve të Kuvendit me shumicë të votave vendosi t’i propozojë Kuvendit shkarkimin nga detyra të zotit Ilirjan Muho, të propozuar si anëtar i KQZ-së nga LSI-ja dhe në vendin e tij të zgjidhet një tjetër i propozuar nga PR-ja. Në aspektin ligjor a është i bazuar ky veprim?

Në aspektin ligjor mendoj se ky veprim nuk gjen mbështetje në ndonjë dispozitë të Kodit Zgjedhor. Nëse ky propozim do të miratohej nga Kuvendi, do të binte ndesh me nenin 18 të Kodit që parashikon shprehimisht rastet e ndërprerjes para kohe të mandatit të anëtarit të KQZ-së. Mendoj gjithashtu se miratimi i një propozimi të tillë mund të shfrytëzohej si precedentë për lëvizje të tilla në periudha të ndryshme para ose pas zgjedhjeve në varësi nga mazhorancat dhe opozitat që ekzistojnë dhe që mund të ndryshojnë si rezultat i zgjedhjeve ose kalimit të partive parlamentare nga një forcë tek tjetra.

Komisionet zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja deri te grupet e numërimit të votave, sipas Kodit zgjedhor krijohen në bazë të propozimeve të partive politike përkatëse. A justifikon kjo mënyrë zgjedhjeje edhe nismën për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI?

Nuk ka asnjë nen të Kodit Zgjedhor që të legjitimoj këtë nismë. Nëse ligjvënësi do të kishte dashur të zbatohej një praktikë të tillë me siguri do ta sanksiononte atë në një normë ligjore të veçantë. Përkundrazi, ligjvënësi edhe pse ka pranuar (ligjëruar) krijimin e komisioneve në bazë të propozimeve partiake, ka sanksionuar disa dispozita të tjera duke vënë theksin tek pavarësia që duhet të kenë këto komisione, tek detyrimi i tyre për të zbatuar vetëm ligjin. Veç kësaj në Kodin zgjedhor për anëtarët e komisioneve parashikohen edhe sanksione administrative, madje kur është rasti edhe të natyrës penale. Për KQZ-në thuhet se  ai është organi më i lartë shtetëror për administrimin e zgjedhjeve, madje ka nga ata që janë shprehur se KQZ-ja vepron si organ quasi gjyqësor. Në betimin solemn që anëtari i KQZ-së bën para Kuvendit midis të tjerave angazhohet se: “do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj” (neni 13 pika 4 e Kodit zgjedhor.)

Është sinjifikative të theksojmë se me qëllim ligjvënësi ka synuar vazhdimësinë dhe pavarësinë e tij duke sanksionuar përtëritjen pjesore të anëtarëve të KQZ-së (neni 183 i Kodit). Madje në pikën 2 të nenit të mësipërm lidhur me zbatimin e tij thuhet se për këtë : ”KQZ-ja zhvillon hedhjen e shortit në seancë publike jo më vonë se 10 ditë nga mbledhja e parë”. Ky short është hedhur.

Me synim arritjen e qëndrueshmërisë, vazhdimësisë dhe pavarësisë të KQZ-së, ligjvënësi në nenin 13 të Kodit, mandatin e anëtarit të KQZ-së e ka parashikuar 6 vjet me të drejtë rizgjedhjeje, ndërsa atë të kryetarit katër vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Sipas nenit 17 pika 2 të Kodit Zgjedhor, anëtari i KQZ-së ushtron funksionet e tij në mënyrë të pavarur dhe voton në përputhje me ligjin.

Kodi Zgjedhor siç dihet është miratuar me konsensus. Në aspektin ligjor marrëveshjet politiko-partiake që gjejnë pasqyrim në ligj janë të detyrueshme për zbatim. Në Kodin Zgjedhor nuk ka asnjë nen ku të thuhet se mandati i një anëtari të KQZ-së mund të ndërpritet parakohe në rastet kur para ose pas zgjedhjeve periodike ka shkëputje apo largime të partive të mazhorancës apo opozitës parlamentare që sipas Kodit kanë të drejtë të propozojnë anëtar në komisionet zgjedhore.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Po rri o Njazi te oxhaku aty o spiun me pseudonimin “Stilografi”. Beji ne Moske ose Havana keto leksione leshi. 90 vjec sa je je i pjerdhur nga trute.

  • Po cfare kontitucionalisti eshte ky antari partise Punes qysh ne mbas clirimit pjese e hierarkise te PPSH antar pleniumi i Partise per Tiranen me 1956 ne konferencen e Tiranes.Po ky ka studje Marksizem Leninizem dhe per drejtesi ka studje ku thuhej;
    DIKTATURA E PROLETARIATIT ESHTE PUSHTET I BINJDJES DHE DHUNES(mos harroni i dhunes) dhe se PARTIA E PUNES (komuniste) eshte FORCA E VETME UDHEHEQESE E VENDIT (mos harroni e vetme udheheqese e vendit)
    Ky eshte NJAZI KONSTITUCIONALITI I FAMFESHEM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *