Propozim tronditës në Ukrainë: Sektor i veçantë për tifozët me ngjyrë

Dita

Krijimi i sektorëve të veçantë për tifozët me ngjyrë, për të evituar kontaktin me fansat e bardhë në stadium. Ky është propozimi tronditës që vjen nga Ukraina, si mënyrë për të evituar racizmin, por që në vetvete përbën një qëndrim racist.

Ideja ka ardhur nga drejtori i stadiumit “Olimpiyskiy” të Kievit, Volodimir Spilchenko, pas agresionit ndaj katër tifozëve me ngjyrë të Chelsea-t nga tifozët e Dinamos së Kievit.

“Po mendojmë të krijojmë një sektor të veçantë. Ndoshta mund të dëgjojmë edhe idenë tuaj”. Këto ishin fjalët e Spilchenko në bisedën me një gazetar lokal.

Më pas, drejtuesi i stadiumit në kryeqytetin ukrainas e përgënjeshtroi deklaratën. Ai e akuzoi gazetarin se i ka ndryshuar fjalët nga konteksti që ishin thënë. Episodi hyn në këtë mënyrë në listën e gjatë të problematikës që lidhet me ngjarjet ekstremiste dhe neo-naziste në ish-republikën Sovjetike.

Çështja ka marrë përmasa edhe më të rënda, pas shpjegimit paradoksal të Federatës në Ukrainë. Fakti që dhuna ndaj tifozëve me ngjyrë të Chelsea-t nuk u perceptua si një ngjarje e rëndë, u konfirmua nga fjalët e Ohor Kochetov.

Zv.presidenti i federatës në Kiev deklaroi se “prezenca e tifozëve me ngjyrë në atë sektor ishte një surprizë e madhe për të gjithë”. Sipas Kochetov “tradicionalisht në atë pjesë të stadiumit qëndrojnë grupimet më ekstreme të tifozerisë ultras të Dinamos”.

Numri 2 i federatës shkoi edhe më tej duke thënë: “Persona të tillë nuk kanë qëndruar kurrë në atë sektor. Sipas informacioneve të para nuk ishin të pajisur me biletë, por zotëronin tymse. Ndoshta ishte një provokim i planifikuar”. Një deklaratë që nuk duket se kishte për qëllim të luftonte racizmin në Ukrainë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *