Pasditen e së dielës, kryetari i PD, Lulzim Basha, bëri 8 propozime, të cilat sipas tij duhet të përfshihen në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili një maskaradë.
“Ky plani 7×7=42 qenka lule korone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë korona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka koronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, mbyller reagimi i Rmës në Twitter.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri disa propozime të cilat duhet të përfshihen, sipas tij, në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e ekonomisë në shqiptare.
“Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të Koronavirusit në ekonominë tonë. Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë. Në çdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset”, tha Basha.
Masat e propozuara nga PD
1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
5. Të përjashtohen nga kamatëvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
7. Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe ne kushte aspak të favorshme si pasojë e tërmetit.
8. Mundësi për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.
“Nuk ka më kohë për të pritur. Ndaj i bëj thirrje qeverisë që pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe të ndërmarrë këto masa në mbështetje të qytetarëve, të të punësuarve dhe të bizneseve te vogla, të mesme dhe sipërmarrjes në tërësi”, shtoi kreu i PD.


Ku është parë kjo,të ulen taksat e mos paguhen për ca muaj?Boll më me politikë anti ekonomike. Në të tilla situata,përkundrazi taksat rriten së ato i do buxheti.Mos ja zgjasni, bllokoni llogari a çka tjetër çdo biznes që shmanget.
Cfare mutin flet. Pra Italia qe rrit borxhin 25 miliarde dhe ve ne dispozicion 350miliarde per kredi te buta eshte budallaqe? Mendon se ata qe nuk i paguajne dot taksat se kane mbyllur qepenat do heqin buken nga goja e femijeve te tyre per te paguar koncesionet e Rames? Masat qe propozon opozita si kalojne 150 milione dhe per mua jane shume pak por Psiokrama i quan maskarade ne vend qe te thoje faleminderit per mbeshtetjen politike per te marre borxh. Psikorama se ka per gje te jape per 2km rruge 40milione apo 315 milione per Milot Balldren apo 400 milione per koncesionet ne mjekesi dhe 2miliarde per te gjitha koncesionet e tjera. Vazhdoni mbajini iso se ne inceneratoret e plerave do te perfundoni se as per tju varrosur sdo kete njerez . Me e bukura inceneratoret do ti paguajne femijet tuaj per 25 vitet e ardhshme.
Deshira e Bashes dhe Nafije fallxhores se leshitlikes eshte ta shohin thesarin e shtetit te rrenuar qe te realizojne endrren e tyre per pushtet, por harrojeni se nuk mund te trembni njerzit me keto parashikimet tuaja apojaliptike,,
Jo po sipas jush ata njerez qe punojne dhe marrin nje page qe me sakrifica me zor nxjerrin buken e gojes tani qe jane dhe pa pune dhe ne shtetrrethim te mbajne nja 2-3 muaj ramazanose te vdesin urije se nuk doni ju qe ju paguan qeveria per te luftuar e ofenduar cdo njeri qe eshte kunder saj .
Të lumtë goja!
Nuk ka më të ndyrë se tifozët e Rilindjes.
Analfabetë agresivë, qorra dhe naivë. Të nxjerrin Saliun përpara a thua se ua kemi ne të tjerët fajin pse bëjnë pazare me Saliun dhe e mbajtën të lirë për ta përdorur si gogol.
Njerëz të ulët dhe shumë të trashë
Dini gje ne çfare ore i jep keshillat seksuale, Udheheqesi, se po afron nata dhe kemi gjithe diten qe presim udhezimet?
Sevret…..mos e vri aq shume o derebardh…..
Shume mire do bente Basha te vinte ne dispozicion 400milion eurot e rruges se Kombit qe nuk dihet ku shkuan dhe per kete eshte mare i pandehur, po ashtu dhe Nafija fallxhorja e leshitlikes te dorzoje floririn e krrabes dhe 200milion eurot qe ministri hajdut i leshelise i shtoi ne preventivin e rruges Elbasan Tirane dhe besoj se keto fonde do mjaftonin per situaten ku eshte vendi yne. Ju jeni shushunjat e ketij populli. Gruaja qe hodhi cizmen ne parlament mbi kryeministrin eshte salivirusi i ketij vendi dhe urrejtja e popullit per kete monster eshte e pakufishme…Nuk mund te jape udhezime ajo femer qe ngriti ne sistem nje tufe drejtoresh dhe ministrash hajdute qe e gerryen buxhetin e shtetit deri ne prag falimentimi, dhe tani ju digjet barku per njerzit. Ato familje qe nuk mund te jetojne 2 muaj pa dale nga shtepia te presin se shteti do mendojne dhe per ta, por Nafije dybeku eshte shume e shqetesuar se mos i semuret Sasha, macja e viles 6 milion euro qe ka banjo me vehte dhe 3 sherbyese dhe nje parukiere vetem per macen.
Kjo seshte gje hic….ktu ku jam une paga 70% sig show shebdetesore te paguara dhe qerate…….asgje ska kerkuar….vetem shtyrje.Buxheti eshtei keqtrajtuar dhe emerimet katastrofe ne fisk e kanecuar ne nivele qesharake profesionalizmin….ndaj sot nuk ka leke.
PO KY ESHTE VEC “MENDJE NDRITUR”, MOS TE ISHTE KY SHQIPERIA DHE SHQIPTARET DO PERFUNDONIN NE HARRESEN E KEZISTENCES.NA SHPETOI KY MENDJEDRITUR QE REFELEKTON PAS TE “MADHIT” MENDJENDRITURIT” MADE IN SALIH BERISHA”.VETEM DEGJOJENI MESUHUNI NGA MENDIMET E TIJA DHE SH PETIMIN E KENI ATY.
keni te drejte shoke me mire te jepn qindra milione euro me PuPuPu qe kur te ndodhe nje pandemi si kjo ta qesh veten pa asnje lkacidhe per ti bere balle e te mbulosh cdo gje me propagande 24h.
Pika kur komentojne ca militante truthare. Po e keni pare mo se cfare masash po merren ne Europe: Itali, Gjermani e me radhe? lereni ore romuzet Luli-Edi se e kane ne terezi ata, njeri me bunkeret ne Surrel e tjetri me Vilat luksoze brenda e jashte Shqiperise. Mendoni per hallexhinjte, vdiq nje 50.vjecar pikerisht tani sepse nuk kishte as buke te hante, a e kuptoni apo jo qe situata eshte emergjente per shume familje ne nevoje ? lerini gallatat mediatike se cdo minute eshte i vyer.